Ilaç natyral për të zhdukur dhimbjet e dhëmbit!

816
Sigal

Kur nervi i dhëmbit është i irrituar ka të ngjarë që të përjetoni dhimbje të dhëmbit. Irritimi i nervit të dhëmbit mund të shkaktohet nga: prishja dentare, humbja e dhëmbit, dhëmbi i plasaritur, pllakëzat, sëmundje të mishrave të dhëmbëve, mbushje që mungojnë ose bien, këllëfë dhëmbi apo mbushje të vendosura jo mirë, infeksione dentare etj.

Kjo dhimbje mund të jetë vërtet e parehatshme dhe mund t’iu pengojë të hani, të pushoni dhe të flini në mënyrën e duhur.

Nëse keni dhimbje dhëmbi është gjithmonë më mirë të shkoni te dentisti. Megjithatë, ka raste kur problemet me dhëmbët mund të ndodhin në momente kur është e vështirë ose e pamundur të shkoni shpejt te dentisti, ndaj kur ndodh diçka e tillë është mirë të dini çfarë ilaçesh natyralë të përdorni për të qetësuar dhimbjen.

Ne po iu tregojmë një ilaç të thjeshtë natyral që mund të provoni në shtëpi: 

Përbërësit

Pluhur hudhre- gjysmë luge çaji

Vaj kokosi- gjysmë luge çaji

Rëndësia e përbërësve
Pluhuri i hudhrës përbëhet nga një përbërës i njohur si eugenol. Ky përbërës është një analgjezik efektiv. Gjithashtu, vaji i kokosit është i rëndësishëm për shkak të vetive të tij të shkëlqyera antimikrobiale.

Përgatitja dhe përdorimi
Merrni një filxhan qelqi. Përzieni pluhurin e hudhrës dhe vajin e kokosit në filxhan derisa të krijohet një pastë e trashë. Vendoseni këtë pastë në furçën e dhëmbëve dhe aplikojeni në dhëmbin që iu dhemb duke e fërkuar.

Përsëriteni këtë procedurë tri herë në ditë për të marrë përfitimet maksimale.