Si mund të mbijetojmë në Mars? Shkencëtarët gjejnë zgjidhjen

217

Perspektiva e një jetese njerëzore në Mars mori një zgjidhje sot, pasi u hartua një strategji për të mbijetuar në Planetin e Kuq dhe kjo përfshin ngrënien e insekteve.

Burimet thelbësore të tilla si energjia, uji dhe oksigjeni besohet të jenë në furnizime të bollshme në Mars, por mungesa e një burimi të qëndrueshëm ushqimi është parë prej kohësh si një pengesë e pakapërcyeshme.

Por shkencëtarët tani kanë thënë se çelësi për të lulëzuar jeta në planetin e njohur i cili është i mangët në bimësi dhe në mundësi për ushqimin e personave do të përfshijë vakte të shijshme me insekte të ndryshme që do të rriten në laboratorë.

Shkencëtarët në Universitetin e Floridës në Orlando hartuan planin për të ushqyer një milionë banorë të ardhshëm të këtij planeti.

Keith Cannon, bashkëdrejtues i studimit, i tha Space.com : ‘Ushqimi ka të ngjarë të jetë gjëja më e vështirë për t’u arritur në Mars pasi nuk mund të importohen të gjitha nga Toka për në planetin e Kuq.

Themelimi i një fermë insektesh pretendohet se është një përdorim efikas i burimeve, pasi do të kërkonte një sasi të vogël uji ndërsa edhe do sigurohet një vakt i dendur në kalori.