Ndërton super motorin tërësisht me lugë

558
Sigal

Duke parë veprat e James Rice, sigurisht mbetesh i impresionuar nga bukuria e biçikletave që ai krijon dhe që e karakterizojnë.

Por të gjitha bëhet absolutisht e pabesueshme kur, duke shikuar më nga afër, e kupton se motorrat janë bërë plotësisht me lugë të palosura!

Rajs, një ish ushtar i Forcave Ajrore të SH.B.A.-së, shpjegon se të gjitha filluan pak nga rasti, por stili unik i dha atij një reputacion të madh.

Lugët janë në fakt të palosura me dorë një nga një, për të ndërtuar çdo detaj të saj: që nga rrotat, frenat timoni etj.

Kjo është një punë që kërkon shumë durim, duke pasur parasysh se për disa modele kërkoheshin më shumë se 9 muaj punë (përderisa dihet se Rajs dedikon veten në hobi të tij vetëm në mbrëmje).

Rajs herë pas here i shet disa nga skulpturat e tij në internet, me çmime që zakonisht arrijnë 3-4,000 $.

Image
Image