Një foto e çuditshme të cilën njerëzit po e quajnë iluzion optik, i ka habitur të gjithë duke i ndarë ata në dy grupe.Imazhi u nda në Twitter disa ditë më parë dhe që atëherë është duke u diskutuar shumë edhe në Reddit.
Problemi kryesor në këtë rast është: fotoja tregon një plazh apo është thjeshtë një derë makinë?
Bashkë me foton, një përdorues i Twitterit shkruante:
“Nëse mund të shihni plazhin, qiellin, disa gurë dhe yje, atëherë kjo do të thotë që jeni një artist. Por, kjo nuk është pikturë, është pjesa e poshtme e një dere makine që duhet të riparohet.”
Ndërsa një tjetër shtonte:
“Mund të shoh edhe një anije në distancë, çfarë dreqin?”