Vranë kalimtarin me bukë në dorë, dy nga të arrestuarit ‘fol e qesh’ në sallën e gjyqit

724
Sigal

Gjykata e Kavajës ka dhënë sot masat e sigurisë për 5 të arrestuarit në Kavajë, për vrasjen e 52-vjeçarit, që u ndodh rastësisht dhe gabimisht në vendin e ngjarjes, Ramazan Hasanlliu.

Trupa gjykuese ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për 4 nga të arrestuarit. Kështu, Eraldo Hyka, Qazim Merkja,  Ardian Dedej dhe Marjus Aliu kanë mbetur sërish në burg. Ndërsa për Agron Kollçakun gjykata ka caktuar masën, ‘arrest shtëpie’.

Por kjo foto nuk mund të mos tërheqë vëmendjen. Dy nga të arrestuarit janë shfaqur të qeshur teksa flisnin me njëri- tjetrin në sallën e gjyqit.

Sipas policisë konflikti ka nisur mes dy vëllezërve Aliu, një prej të cilëve u la në burg dhe tjetri në kërkim si dhe 3 personave të tjerë, gjithashtu të arrestuar. Sherri më pas është përshkallëzuar deri në përdorimin e armëve. Si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë 52-vjeçari Ramazan Hasanlliu, i cili po kalonte rastësisht në rrugë, teksa kishte blerë bukë.