Dritëro Agolli: “Këtu s’do jem”

971
Sigal

Një nga shkrimtarët e mëdhenj të letërsisë shqiptare Dritëro Agolli, ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare. Dritëro Agolli ka lënë pas shumë vepra në prozë e në poezi, por një nga poezitë lirike të tij që ka bërë vërtetë epokë është ajo e titulluar “Këtu s’do jem”, dhe sot ai nuk është më midis nesh, por ka përjetësuar shpirtin, ndijesitë, mençurinë, emrin e tij në veprat që ka lënë. Poezia është bërë edhe këngë.

Dritëro Agolli

Këtu s’do jem, do jem larguar
Në tokë i tretur si të tjerët
Në kafenenë e preferuar
Nuk do me shohin kamerierët

Dhe nëpër udhët ku kam ecur
S’do ndihet kolla ime e thatë
Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur
Një qiparis si murg i ngratë

Ti do trishtohesh atëherë 
Se s’do me kesh në dhomë të gjallë
Dhe kur ne xham të fryje erë 
Do qash me erën dalëngadalë

Por kur të jesh mërzitur shumë 
Në raft të librave kërkomë
Aty do jem i fshehur unë
Në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë

Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe unë do të zbres, do të vij pranë teje
Ti si dikur me mall do qeshësh
Si një blerim pas një rrëkeje.