Zana Shehu / Shkurt 1909, mitingu në Korçë në mbrojtje të gjuhës shqipe

742
Sigal

Në këtë miting merrnin pjesë 15 mijë vetë. Kërkesa ishte përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në vend të asaj turke

Mbi çështjen dhe problemin i njehsimit të gjuhës shqipe dhe çështjen e vendosjes së një alfabeti unik për të gjitha trevat, banorë të të cilëve ishin me kombësi shqiptare, u bë Kongresi i Manastirit. Në shekujt para ardhës, gjuha shqipe është shkruar qysh prej gjysmës së shekullit 16- të e deri prej Buzukut, Bardhit, Bogdanit etj., të cilët me veprat e tyre liturgjike kanë përdorur alfabetin latin, ndërsa për pjesën që përbënte shumicën e popullsisë me kombësi shqiptare, liturgjitë fetare myslimane dhe veprat letrare. Po ashtu veprat homeriane, qarkullonin të shkruara cirilike. Liturgjitë në kishat greke mbaheshin në greqishten e lashtë, ndërsa populli nuk kuptonte asnjë. Është aq e vërtetë kjo, sa që gjuha zyrtare e shkrimet zyrtare, gjatë Lidhjes së Prizrenit dhe në vazhdim (1871- 1878), janë shkruar arabisht. Pavarësisht kësaj situate në të cilën ndodhej kombi shqiptar, përpjekjet e patriotëve e dijetarëve shqiptar ishin të vazhdueshme. Abetarja e parë shqipe e botuar e Naum Veqilharxhit (1844), ajo e Sami Frashërit ose siç quhet, e Stambollit 1879, përkthimi në shqip i Dhiatës së re nga Konstandin Kristoforidhi e Gjergj Qiriazi, përpjekjet e Naimit, Vaso Pashës etj., ishin pjesë e vazhdueshme e përpjekjeve për gjetjen e një alfabeti, që do të bëhej i përshtatshëm për të gjithë popullin kudo që ndodhej. Kombi shqiptar deri para viteve 1912, kishte një shtrirje gjeografike hapësinore në katër vilajete të Perandorisë Osmane, si ajo e Kosovës, Shkodrës, Manastirit, duke mos harruar edhe arbëreshët e Italisë, Arvanitasit e Greqisë së vjetër dhe Arnautët e Turqisë Osmane, me shkrimet e tyre përdornin alfabetin latin ose grek. Kjo situatë ndodhte jo vetëm për shkak të shpërndarjes të kësaj popullsie dhe influencës së ideologjive klerikale, por edhe për faktin se nëpër kryeqendrat e tyre, mjetet e shtypit të librave etj, përdornin shkronja të ndryshme, kush të alfabetit Latin e kush të alfabetit Cirilik apo atij Arab.

SHKRIMET NË SHQIP

Në këto situata, pra në fillim të shekullit XXI shikojmë të shkruhet shqip në gazetat e kohës, një alfabet, i cili nuk përfaqësonte një alfabet të pëlqyeshëm për të gjithë, por më e rëndësishme ishte se alfabeti që do të vendosej duhej të plotësonte kriteret fonetike. Pra të ishte i përshtatshëm për shkruajtjen e shqipes. Këtij qëllimi i shërben Kongresi i Manastirit, i cili u mblodh më 13/26 Nëntor 1909. Vlera e këtij Kongresi, i cili u quajt Kongresi i Parë i Manastirit, ekzistonin alfabeti i Stambollit, i cili mbështetej prej Sami Frashërit, Jani Vretos, Pashkë Vasos, që përbëhej nga 36 shkronja, ndër të cilat përfshiheshin shkronja latine e greke, duke u mbështetur në idenë, një tingull një shkronjë. Të tillë alfabet përdorte klubi “Bashkimi dhe i Manastirit”. Ndërsa shoqëria “Bashkimi” (1899, themeluar nga françeskanët në Shkodër), përdornin në shkrimet e tyre alfabetin latin, më disa shkronja dopio (por pa ato greke). Po kështu shoqëria “Agimi” në Shkodër, që drejtohej nga Ndre Mjeda, përdorte alfabetin latin pa shkronja dopio. Kristo Luarasi kishte një shtypshkronjë në Sofje. Kështu gazeta “Shqiptari” e dervish Himës, e cila dilte në Stamboll, “Drita” e Sofjes, “Liria” e Selanikut e Mit’hat Frashrit, shtypëshkronja “Albania” e Londrës dhe Brukselit e Faik Konicës, “Dielli i Vatrës” në Boston etj, shkruanin me alfabete të ndryshme. Kush me atë të Stambollit, kush me atë latin të pastër me 28 shkronja e me alfabet të përzier latin, me 36 shkronja. Ishte e pa pranueshme që për Rilindësit tanë alfabeti Arab ishte dominues, sidomos nga zyrtarët e Perandorisë Turke, të cilët marrëdhëniet me kombet e kësaj perandorie i shprehnin me shkronja arabe. Kështu populli nuk kuptonte asgjë se ç’bëhej në këtë Perandori, aq më pak për shqiptarët, të cilët për shkak të pushtuesve të ndryshëm ishin shpërndarë në hapësira territoriale helene, britanike, osmane e turke. Por kjo situatë, si rezultat i pushtimeve, nuk i tjetërsoi rrënjët e saj europiane. Patriotët përpiqeshin me shkrimet e tyre, të ngrinin ndërgjegjen kombëtare të popullit e të qenit shqiptar. Një komb, i cili i kishte dhënë shumë Europës, por tani në fillim të shekullit XX–të, ata menduan që krahas ngritjeve si përgjegjës kombëtar me penën, kishte ardhur koha që të qenit shqiptar në trojet e tyre, t’i mbronin edhe me pushkë.

KONGRESI I MANASTIRIT

Viti 1905 shënon themelimin e “Komitetit të Fshehtë të Manastirit”. Ky komitet kishte si qëllim krijimin e çetave shqiptare për mbrojtjen e popullsisë shqiptare, nga çdo sulm i bandave Bullgare, Serbe, Turke, Greke etj. Qendra e saj u bë Manastiri, i cili qendër vilajeti kishte një popullsi rreth 20 mijë banorë, aty kishte qendrën Korporata e tretë Turke. Kishte një popullsi heterogjene, si grek, serb, bullgar, vlleh, por shumica ishin turq dhe shqiptar, shqiptarët përbënin elitën e qytetit. Në Manastir kishte konsullata Austro – Hungareze, Britanike, Franceze dhe ndonjë tjetër të feve amerikane etj.. Gjergj Qiriazi, vëllai i Gjerasim e Sevasti Qiriazit ishte përkthyes pranë konsullatës Austro-Hungareze. Ai ishte gjithashtu kryetar i Klubit “Bashkimi”, në Manastir. Të gjitha punimet e “Komitetit të fshehtë”, zhvilloheshin në shtëpinë e Qiriazëve. Siç tregon shtypi i kohës, i pari që u paraqit vullnetar për krijimin e çetave ishte Sali Butka, ndërsa z. Bajo Topulli u prezantua í pari që të merrte malet për të luftuar kundër armikut. Pikërisht në këtë shtëpi, në mes të Manastirit, zhvilloi punimet një tjetër ngjarje e rëndësishme, Kongresi i Manastirit 1909. Edhe për këtë iniciativën e mori klubi “Bashkimi” i Manastirit, kongresi pati si qëllim vendosjen e një alfabeti të përbashkët që të plotësonte të gjitha kërkesat e delegatëve. Në kongres morën pjesë 32 nga 26 qytete, përfaqësues të shoqërisë së Stambollit, Bukureshtit, Italisë, Egjiptian, Manastirit, Shkodrës, Kosovës, Selanik, Boston etj.. Gjithashtu, morën pjesë intelektualë, që drejtonin gazeta, klube, shoqëri, shtypshkronja, udhëheqës që dalloheshin në lëvizjet politike, trashëgimtarë të familjeve të mëdha, njerëz të ditur intelektualë, mysliman e të krishterë, nga të gjithë anët, ku kishte shqiptar. Kështu për Kryetar të Kongresit, u zgjodh Mit’hat Frashri (mysliman nga jugu) i biri i Abdyl Frashrit, drejtonte gazetën Liria në Selanik. Sotir Peçi, deputet në parlamentin turk, drejtor i kombit – Boston. Në këtë kongres ishte i ftuar për të marrë pjesë dhe Sevasti Qiriazi, por ajo duke pasur shumë punë në shkollë delegoi motrën e saj Parashqevinë. Delegacioni nga Korça përbëhej nga patriotë të shquar si, Mihal Grameno e Dhimitër Buda. Mbërritja e tyre në Manastir ishte një ndihmë e madhe për të gjithë delegatët si dhe për mbarëvajtjen e kongresit. Gjatë Kongresit, u zgjodh një Komision prej 11 vetash, kryetar ishte Gjergj Fishta. Parashqevia kishte afro 15 vjet që merrej me çështjen e arsimit, të shkrimit e këndimit në gjuhën shqipe, prandaj ajo u tregua shumë aktive si sekretare e këtij komisioni. Komisioni punonte pa pushim, në shtëpinë e tyre, siç thoshte ajo, “mbetshim me të ngrëna e të pira. Ndërsa të gjithë delegatët qëndruan në Hotel “Liria”, entuziazmi ishte shumë i madh. Pjesëmarrësit e Kongresit, i zhvillonin punimet e tyre në një ndërtesë që ishte marrë me qira nga klubi “Bashkimi”.

REZOLUTA

Kongresi i Manastirit doli me një rezolutë prej 18 pikash, shkruar në anglisht prej GJ. Qiriazit, e cila i’ u dha deputetit të Korçës për t’ a paraqitur në parlamentin e ri turk. Gjithashtu ky Kongres ishte një hap i rëndësishëm për popullin shqiptar, pavarësisht se u vendos që alfabeti jonë të kishte 36 shkronja, 26 shkronja ai latin, dopjo shkronja apo do të kishte dhe ndonjë shkronjë cirilike. Rëndësi kishte që dijetarët, patriotët, toskë apo gegë, mysliman apo katolik nga veriu në jug, u mblodhën bashkë, biseduan e diskutuan se si duhej vepruar për të mirën e këtij kombi. Të tjera probleme do të zgjidheshin hap pas hapi, e rëndësishme ishte se qenë bashkuar për vendime të tilla. Parashqevia e entuziazmuar nga punimet e Kongresit, menjëherë i’ u fut punës për hartimin e një abetareje, e përshtati sipas vendimeve të Kongresit të Manastirit. Abetarja kishte 36 faqe, u shpërnda në të gjitha trojet shqiptare dhe jashtë vendit, si në Amerikë, Rumeni, Bullgari, Kalabri etj.. Për të varfrit dhe shkollat abetarja jepej falas. Xhonturqit, duke vënë re një lëvizje të gjithanshme e patriotike deri në zhvillimin e një Kongresi, filluan një fushatë kundër këtij kongresi, derisa arritën deri në botimin e një abetareje të re me shkronja arabe.

HYMNI I ALFABETIT SHQIP

Atëherë, Parashqevia iu kundërvu me një tjetër akt frymëzues për abc- ën e shqiptarëve duke shkruar “Himnin e Alfabetit”, i cili është ky: 1- Sot është dita shqiptare të përpiqemi Alfabetin tonë të mbrojmë/ Shpejt o burrani/ Shkronjat tona janë të arta/ Këtë duamë/ Shqipëri atdhe i dashur/ Ne s’ të lëmë ty të varfër/ Shkronjat tona kemi për të mbrojtur/Me gjithë shpirt shqiptarisht/ Armiqt o shqipëtarë po përpiqenë/ Shkronjat turçe dhe gërqishte të na japin/ Le t’ i mbajnë ata për vete/ Kemi tonat Shqipëri…/ Ata duan shqipëtarë/ Ndarjen tonë/ Këtë punë shumë kthjellët e treguanë/ Ngrihuni para t’u tregoni/Se ju si duroni/Shqipëri….. Ky hymn u këndua në Korçë. Klubi “Dituria”, organizoi një miting të madh në Korçë në mbrojtje të abc- së shqipe ku morën pesë 12-15000 vetë nga qyteti dhe rrethi I Korçës, nga Kolonja, Devolli dhe nga fshatrat rreth Korçës. I’ u dërgua dhe një telegram proteste (qeverisë xhonturke) kundër futjes së alfabetit arab. Ja se si do ta përcillte këtë ngjarje të shënuar, e cila do të na çonte drejt kryengritjeve të mëdha 1909,1910,1911 që u kurorëzuan me shpalljen e Pavarësisë 1912. Gazeta “Bashkimi i Kombit” Manastiri 18 Shkurt 1910.

Miting i madh në Korçë për të mbrojtur ABC-në Kombëtare

Korça ka qenë gjithmonë e shënuar për patriotizmin e saj, sepse sikundër dihet mirë, këtu për të parën herë u rrënjos mirë shkrimi i gjuhës shqipe. Këtu u çel shkolla për djem dhe një për vajza, e cila ka qëndruar tani e 18 vjet ndër mes të gjithë rreziqeve. Diçka e 14 Shkurtit, jo sikundër pandehën armiqtë se do të bjerë shi dhe dëborë, po zoti vetë u erdhi në ndihmë shqiptarëve duke bërë një behar të vogël në mes të dimrit.

 (Përgatiti për botim: Gerjola Çaushi)