Vinjola Dalipi: Vera Grabocka, një grua plot sharm & elegancë !

364

Intervista : Flet Vinjola Dalipi, Modelja e njohur & e suksesshme shqiptare : Nuk do të doja të kopjoja dikë

 … Vinjola Dalipi u lind në Qytetin e Tiranës. Që e vogël ishte e apasjonuar pas aparatit dhe ëndrrës për të qënë një Modele. Është vetëm 21 vjeç dhe deri më tani ka arritur të realizojë të gjitha qëllimet që i ka vënë vetes. Pasioni më i madh i jetës së saj është pasarela, por nuk ngelet pas televizioni dhe udhëtimet në vende të ndryshme të botës. Është e qeshur, mjaft e dashur dhe me direktiva të qarta për sa i përket botës së modës. Mes fjalëve të saj, duket qartë një vajzë me ambicie, mjaft e kujdesur në ato që thotë dhe që nuk pranon të adhurojë askënd, përveç punës së saj. Në intervistën e mëposhtëme do të mund të lexoni gjithçka, mbi jeten aktuale të Modeles Vinjola Dalipi …

 Përshëndetje Vinjola, prej kohësh merreni me modeling, më thoni ju lutem eksperiencat e deritanishme .

Prej kohësh merrem me modeling dhe mendoj se, sot jam profesioniste në këtë fushë. Fillimisht fillova bashkëpunime me shumë fotografë të njohur për sete të ndryshme fotografike të cilat u pëlqyen nga publiku, gjithashtu kam pozuar dhe për disa editoriale mode. Më pas sfilata mode për kompani dhe koleksione veshjesh të firmave të ndryshme. Gjithashtu kam qënë pjesëmarrëse në disa evente mode si “Albania Fashion Ëeek” etj.

Çfarë e bën një modele të jetë e suksesshme ?
Në rradhë të parë e bën vetëm këmbëngulja dhe ambicia për të arritur aty ku ajo dëshiron. Është shumë e thjeshtë të bëhesh modele sot, por e vështirë të arrish suksesin dhe famën. Unë personalisht kam tre parime në jetë, të synoj më të mirën, të punoj me shpirt për ta arritur dhe më pas të shijoj atë cka kam arritur. Nuk duhet kurrë të kënaqesh me pak, gjithmonë duhet të kërkosh atë që meriton, edhe pse pak e vështirë në ditët e sotme.

 Modelingu për ju është pasion, profesion apo biznes ?
Modelingu nis në të gjithë globin si një Pasion. Koha më pas të tregon nëse mund të kthehet në një profesion të mirëfilltë. Mundësitë për modelingun e një vendi të vogël dhe me shumë problematika si Shqipëria, janë të kufizuara. Rrallë herë moda merr prioritet dhe kjo është e kuptueshme. Por, pa diskutim që jemi në një situatë më të mirë se 5 apo 10 vite më parë. Sot ka më shumë aktivitete, më shumë sfilata, dhe kjo bën që gjithsecili të ketë më shumë mundësi.

Cili është stilisti & fotografi shqiptar më i mirë, sipas jush ?
Janë të shumtë por do të veçoj këtu Ardi Asllanin & Fotografin e mirënjohur Fadil Berisha .

Për çfarë studion Vinjola ?
Atëherë, studimet zënë një pjesë mjaft të rëndësishme në jetën time, janë primare. Unë vazhdoj për “Menaxhim Biznes” , në Universitetin Shtetëror.

. Na tregoni dicka për jeten tuaj sentimentale. A jeni e dashuruar ?

 Jo, nuk jam e dashuruar. Kam dëgjuar se princi i kaltër është duke më kërkuar , por kur të vijë koha e duhur .

 Cilat janë modelet e tua të preferuara, më saktë a ka Vinjola një idhull ?
Nuk kam ndonjë idhull dhe nuk do të doja të kopjoja dikë. Përpiqem të jem sa më origjinale dhe nuk dua të adhuroj askënd. Adhurimi im i përket fesë time. Jam tepër e kujdesshme në këto gjëra , idhujt për mua s`kanë vend.

Jeni për martesë apo bashkëjetesë ?
Jam për Bashkëjetesë si fillim, pastaj sigurisht edhe për Martesë.

Si vishesh në jetën e përditshme ? Po veshjet e femrave shqiptare si të duken ?
Veshja ime është gjithmonë në varësi të programit ditor që kam. Nësë është një ditë e mbyllur në zyrë, normalisht e veshur sport & praktike. Nëse programi ditor kërkon dicka më klasike apo moderne , sigurisht që i përshtatem eventit. Nëse flasim për femra që janë imazhe mediatike, them se i kapin tendencat, pasi vajzat e ekranit janë të mirëinformuara. Nëse flasim për vajzat e vogla, e teprojnë pak më veshjen e paradites ose në shkollë. Mendoj së është bukur t’i shikosh pa grim. Vitet e fundit tendenca po ndryshon, ama mendoj se duhet shumë kujdes në kombinimin e veshjes me stilin qe të përket, dhe ditës që kemi përpara.

E re në moshë dhe me sukses mbi supe, ky quhet guxim ?
Edhe guxim, edhe punë, edhe ëndërr, edhe një horizont drejt të aardhmes time. Përqindja e guximit është e madhe por 100 % është puna ime, pasi ëndrra tashmë po bëhet realitet .Më pëlqen të qëndroj tek e para, pasi po nuk guxove nuk arrin të mësosh as suksesin, as dështimin. Njeriu mundohet t’i ketë të dyja këto gjëra dhe mes tyre të bëjë një balancë të ndershme .

Sa lexon Vinjola ?

Shumë, jam e apasjonuar pas të lexuarit. Më pëlqejnë shumë romanet & tregimet e ndryshme.

Sa e frekuenton Vjola jetën e natës ?
Pothuajse vetëm fundjavave, por ç’do gjë me karar.

Cili është sekreti juaj i formave të bukura fizike ?
Sekreti kryesor për të pasur dhe ruajtur format e bukura fizike krahas faktorit gjenetik është padyshim frekuentimi i palestrës, ushtimeve te ndryshme për linajt & sigurisht një dietë e rregullt ushqimore e pasur me shume perime dhe fruta .

Cili është personazhi shqiptar i veshur më mirë , Sipas jush
Personazhi Shqiptar i veshur më mirë, do të vecoja këtu Këngëtaren e mirënjohur Jonida Maliqi , e cila është gjithmonë e kuruar në cdo dalje publike.

. Vjola, si e përkufizoni veten me tre fjalë ?
E thjeshtë, e fortë & pa dyshim e zgjuar .

Të prekin thashethemet që dëgjon për veten ?
Thashethemet në momentin e parë prekin këdo. Kur pastaj i analizon dhe i mendon me gjakftohtësi, kupton që bëhet fjalë vetëm për fjalë boshe dhe pa bazë i anashkalon. Njerëz të boshatisur e thashethemexhinj ka gjithandej .Nëse nuk kanë gjë më të mirë për të bërë në jetën e tyrese të merren dhe të fantazojnë për dikë tjetër, sigurisht që nuk do të mundem unë t’ua ndryshoj mendimin ose rutinën e përditëshme.

A mund të na jepni disa këshilla mode mbi tendencat më të fundit të momentit ?
Tendencat e dimrit nuk njohin limite këtë sezon. Ato që i karakterizonin koleksionet ishin ngjyra pa fund, dizenjot mesdhetare e ato latine.Mesa duket koleksioni i Guçi-t e i D&G ishin mjaftueshëm frymëzues per pasuesit të cilët sollën një mori ngjyrash e modelesh ekstravagante këtë sezon dimëror .

Cili është idhulli juaj në botën e televizionit & spektaklit ?
Padyshim që Vera Grabocka , një femët plot Sharm & Elegancë .

Cila është dhurata më e bukur që morre për festat e fundvitit, po ju vetë dhuruat ?
Dhurata më e bukur ishte nga mamaja ime e dashur, Suzana e cila më dhuroj një cantë të firmës “Luis Vuitton” , ndërsa unë kam dhuruar më shumë dashuri këtë vit .