Vargjet e fundit të Agollit: ‘Prit edhe pak’

150
Bashkëshortja e tij, Sadija do të deklaronte muaj më parë se “kjo parathënie ka qenë më e vështira për t’u shkruar, pasi është libri me poezi i fundit që po përgatisim së bashku me Dritëroin. Duke lexuar varg më varg e poezi për poezi. Librit i kemi vënë titullin kuptimplotë, të huazuar nga një poezi e Gëtes, “Prit edhe pak”.
Poezia ‘Prit edhe pak’
Zhurmën pushoi rruga
Nuk lëviz një gjeth,
Fle veriu, hesht juga,
Hënë e lodhur zverdh. Heshtin qiell e tokë,
Reja nuk derdh shi,
Prit edhe pak kohë,
Të pushosh edhe ti.