Vajza nga vendi i tulipanëve ka rrëmbyer trofeun e Miss Summer Ëorld 2017

257
Gara botërore e bukurisë Miss Summer Ëorld finalizohet me një superspektakël në fundjavë në Divjakë

Patenta e agjencisë së spektakleve “Albania Event Production” ka sjellë në Shqipëri ambasadoret e bukurisë të plot 25 shteteve nga të gjitha kontinentet. Evropa, Azia, Afrika, Amerika deri dhe Australia e largët kanë sjellë përfaqësueset e tyre në vendin e shqiponjave. Miss Summer World 2017 kishte edicionin e tij të dytë dhe këtë vit është organizuar në Shqipëri. Por ndryshe nga një vit më parë nata finale është zhvilluar në Divjakë ku është çelur me një event botëror dhe sezoni turistik i kësaj zone. Ndërkaq mbi 4 mijë spektatorë kanë shijuar spektaklin duke duartrokitur dhe njëherësh duke mikpritur vajzat më të bukura të botës. Holanda ka triumfuar teksa Jessica Wohrmann është shpallur triumfuesja e Miss Summer World 2017. Shoqëruese e parë është Katrin Synenka nga Ukrahina, ndërsa shoqëruese e dytë është shpallur Gréta Németh nga Hungaria. Një tjetër çmim i rëndësishëm ka qënë ai i Miss Intercontinental të cilin e ka merituar Lesego Nyathela nga Africa e Jugut, ndërsa çmimin Best National Costume e ka fituar Jessica Do Bonfim nga Brazili. Një tjetër çmim i rëndësishëm ka qenë ai i talentit. Best Talent e ka fituar Miss Franca me mesazhin e fuqishëm që ka sjellë në skenë për një botë pa luftë dhe dhimbje, për një botë të mbushur me dashuri njerëzore. Organizatorja e këtij eventi Albana Çakshiri njëherësh ka qenë dhe prezantuesja e spektaklit duke dhuruar jo pak emocione tek publiku i shumtë divjakas. “Miss Summer World 2017 këtë vit erdhi ndryshe me shumë risi. Natyrisht që kishte më shumë pjesëmarrje, por dhe në finalen e madhe spektakli ishte ndërtuar në mënyrë të tillë që befasitë artistike të mos mungonin. Ky spektakël u finalizua me sukses por gjithashtu Shqipëria po merr një dimension tjetër nëpërmjet promocionit të vlerave të saj kulturore dhe turistike. Jo pa qëllim në këtë edicion u zgjodh Divjaka si një vlerë turistike që duhet promovuar edhe në tregun botëror. Unë gjej rastin të falënderoj kryebashkiakun e Divjakës z. Fredi Kokoneshi për mbështetjen, gazetën “Telegraf” si media partner dhe botuesin e saj z. Ëngjëll Musai njëherësh anëtar i jurisë ndërkombëtare. Natyrisht iu jam mirënjohëse dhe Drejtorëve Nacionalë të çdo shteti që ishin prezent në Shqipëri por dhe anëtarit të jurisë ndërkombëtare mjekut të njohur dhe të suksesshëm Orges Spahiu, Lili Kovàcs nga Hungaria, Melisa Çerenishti, Nanny Verwey-Nielen nga Holanda, Christian Pelayo nga Hollivudi, Chavdar Arsov nga Bullgaria, Anika Sweetland Australia, Evagelia Gika, Greqi, Mariana Nazarchuk nga Ukrahina etj. Ndihem e privilegjuar që atdheu ynë i vogël u kthye në qendrën e botës për një natë dhe shpalli Më të bukurën e botës për këtë stinë vere”, ka pohuar për gazetën “Telegraf” në një prononcim organizatorja dhe ideatorja e kësaj patente botërore Albana Çakshiri. Tashmë agjencia e njohur e spektakleve Albania Event Production ka marrë një dimension të ri. E njohur për spektaklet e shumta të bukurisë, Miss Summer World është një patentë shumë prestigjioze. I ftuar special në spektaklin Miss Summer World 2017 ishte këngëtari i famshëm bullgar Tihomir Mitov që është mirëpritur nga publiku shqiptar. Gara e madhe ka startuar me një hapje emocionuese me grupin korçar të baletit “Let’s Dance”, ndërsa një nga performancat emocionuese ka qenë ajo me veshjet kombëtare të shteteve nga vinin. Natyrisht momentet më spektakolare kanë qenë në ndarjen e çmimit të madh, aty ku kulmoi dhe nata e madhe e garës botërore Miss Summer World 2017. Edhe këtë vit kompleksi “FAFA” tek Mali i Robit në Golem ka qenë mikpritësi nga 23-28 maj i vajzave të Miss Summer World, duke iu dhuruar bashkë me luksin, relaks dhe komoditet maksimal. Natyrisht që organizatorja Çakshiri falënderoi edhe stafin e saj, producenten Irena Vreto, koreografët Ledia&Jonel Asabella, fotografin Edison Delilaj, asistenten Seva Cereni etj. Miss Summer World 2017 Winner Holande, 1-st Runner Up Ukraine, 2-nd Runner Up Hungary ,Miss Intercontinental South Africa, Best National Costume Brazil, Best Talent France, Miss Tourisem Greece, Miss Elegance Italy ,Miss Bikini Australia.