10 arsye pse duhet të konsumoni më shumë çokollatë të zezë

695
Çokollata e zezë, që pregatitet nga farat natyrale të bimës së kakaos është me të vërtetë një ushqim i mrekullueshëm dhe me shumë benefite për oganizmin
Më poshtë po ju listojmë disa nga pëfitimet më kryesore:
Ka shumë vlera ushqyese 
Çokollata e zezë me përmbajtje mbi 70% kakao është një burim i pasur me shumë vlera ushqyese, ndër të cilat edhe fibra, hekur dhe magnezium
Është shumw e pasur me antioksidantë
Çokollata e zezë ka shumë përbërës organikë dhe antioksidantë, të tilla si: polifenol, flavanol, katecin etj, që kanë efekte të mmrekullueshme për shëndetin
Përmirëson rrjedhjen e gjakut dhe tensionin
Falë përbërjes së lartë të flavonideve që gjenden në çokollatën e zezë, ajo ka ndikim në mirëqarkullimin e gjakut dhe balancimin e tensionit.
Ul rrezikun kardiak
Bazuar në në studim të fundit të kryer në Suedi, njerëzit që konsumojnë sasi të vogla çokollate të zeze, kanë 30% më pak rrezik për ataket kardiake, krahasuar me personat që nuk e konsumojnë atë.
Mbron lëkurën nga dielli
Përbërësit bioaktivë që gjenden në çokollatën e zezë janë shumë të mirë për lëkurën, pasi e mbrojnë atë nga dëmtimet e diellit, përmirësojnë rrjedhjen e gjakut në lëkurë dhe e mbajnë atë të hidratuar.
Ndihmon kujtesën dhe aftësitë kognitive
Studimet kanë treguar se çokollata e zezë ndihmon në furnizimin e vazhdueshëm të trurit me gjak, që është çelësi drejt një kujtese sa më të mirë si dhe për mirëfunksionimin e aftësive kognitive.
Ul stresin dhe përmirëson humorin
Çokollata e zezë njihet për aftësitë e saj për të rregulluar humorin dhe për të ulur stresin.
Ndihmon në rënien në peshë
Një studim i fundit i Universitetit të Kopenhagen nxorri përfundimin se çokollata e zezë me përmbajtje të lartë kakaoje ndihmon në rënien në peshë, pasi krijon ndjesinë e ngopjes.
Parandalon diabetin
Flavonidet që gjenden në çokollatën e zezë ndikojnë në rritjen e oksidit nitrik, që është përgjegjës për rezistencën ndaj insulinës. Disa studime të kryera kanë provuar se njerëzit që konsumojnë rregullisht sasi të vogla çokollate të zezë janë më pak të prirur për tq qenë diabetikë, se njërëzit që e refuzojnë atë.
Ndalon diarrenë
Kakoja ndihmon në rregullimin e diarresë duke e parandaluar apo ndaluar atë.
Sigal