Trajtimi i ujit, riciklimi me metoda inovative

567
Shkenca ka arritur në pikën, ku shfrytëzon teknologjinë e re për të ricikluar ujin e përdorur në impiantet kimike për ta bërë atë më miqësore me ambientin.
Prodhimi i kimikateve dhe plastikës me të vërtetë që kërkon shumë ujë të freskët për të ftohur proceset industriale dhe ky ujë nuk është gjithmonë i dobishëm.
Në bregun jugor të Hollandës ndodhet një impiant plastike i Dow Benelux. Ky impiant në bregun e detit nuk mund të pompojë ujë nga toka, por në fakt duhet ta blejë nga një furnizues i ndodhur dyzina kilometra larg dhe problemi është se pasi e përdor vetëm një herë këtë ngarkesë me ujë, e hedh më pas në det.
‘Ne kemi nevojë për afërsisht 20 milion metra kub ujë të freskët në vit. Dhe ky në fakt është një problem, sepse e gjithë zona është në fakt e lidhur me detin dhe i gjithë uji i tokës është i njelmët, madje edhe i kripur,’ thotë Niels Groot, specialist uji në Dow Benelux.

Uji i kripur ose i pisët mund të dëmtojë instalacionet dhe për momentin është më e lirë për kompanitë që të blejnë ujë të freskët,sesa ta riciklojnë atë. Nje projekt kërkimor europian, i quajtur E4WATER, dëshiron të ndryshojë pikërisht këtë fakt.
Një impiant pilot, i quajtur Evides në Hollandë është duke përdorur metoda të ndryshme për të pastruar ujin nga kripa dhe mbetjet.
‘Fillimisht ne përpiqemi të heqim mbetjet e ngurta, kjo në fakt bëhet nga ndarësi lamela. Dhe më pas ajo shkon në dy teknologji të ndryshme për marrjen e kripës nga uji,’ shpjegon specialisti i trajtimit të ujit në Evides, Wilbert van den Broek.
Ndërkohë në Institutin VITO në Antwerp, Belgjike, kërkuesit po testojnë nano filtrat e përmirësuar dhe një teknologji me membranë të re që mund ta bëjë riciklimin e ujit industrial shumë më eficent dhe të aksesueshëm në treg.
‘Me sisteme filtrimi me membranë konvencionale ju mund të dilni zakonisht me një ujë të rikuperuar prej 50 deri në 70 përqind. Me këtë teknologji, ju mund të zgjeroni rikuperimin e ujit derin në 90 ose 95 përqind,’ thotë Peter Cauwenberg, specialist i teknologjisë së ujit në VITO.

Këto sisteme membranore filtrojnë avullin e ujit dhe lënë jashtë kripen. Ato kanë jetëgjatësi të limituar kështu që të bërit e tyre më shumë eficente mund të bëjë gjithashtu industrinë të riciklojë më shumë ujë, të kursejë shpenzimet dhe të ndihmojë ambientin.
‘Ka shumë avantazhe për industrinë,’ thotë Christina Jungfer, mikrobiologe teknike në DECHEMA dhe koordinatore e projektit E4WATER. ‘Para së gjithash, është më shumë miqësore ndaj ambientit, sepse ju mund të kurseni ujë, ju jep një pavarësi nga burimet me ujë të freskët. Dhe përmes teknologjive të reja, ju mundet gjithashtu të kurseni energji. Kështu që është një situate fitim për industrinë dhe natyrën.’
Kështu cila është mënyra më e mirë për të pastruar ujin industrial? Nuk ka një përgjigje të lehtë. Kërkuesit thonë se cdo impiant mund të kombinojë mjetet e pastrimit dhe metodat në mënyrën që është më e përshtatshme për zinxhirin prodhues.
‘Në vend të pastrimit të ujit në fund të procesit industrial, ideja është ta bëjmë riciklimin një pjese të saj. Kështu që në varësi të procesit, një facilitet do të kërkojë një sistem të caktuar trajtimi, ndërsa një tjetër, do të kërkojë një sistem tërësisht të ndryshëm,’ thotë Carlos Negro, inxhinier kimik në Universitetin Complutense të Madrid (UCM).
Kompania belge Solvic drejton një impiant klorine i cili merr nga kompanitë aty pranë atë që mund të konsiderohet si mbetje industriale. Provon teknologji të ndryshme të reja për ti ricikluar ato në ujë të pastër dhe materiale të tjera të përdorshme. Risqet janë të larta, thotë Sabine Thabert, inxhiniere kimike dhe koordinatore mjedisore për Solvic.
‘Ne themi, jo, kjo nuk është mbetje, ju duhet ta ripërdorni atë, sepse është shumë e dobishme për njerëzit e tjerë. Në të ardhmen e afërt, uji do të jetë shumë i shtrenjtë, kështu që tani ne duhet të përpiqemi të gjejmë zgjidhje për probleme që sigurisht do të dalin në të ardhmen,’thotë ajo.