Ndotja mjedisore, Shqipëria tejkalon normat e BE, 1.5 herë më e ndotur

267
Matjet e fundit për nivelin e ndotjes tregojnë se Shqipëria i tejkalon normat e BE me 1.5 herë më shumë. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit Julian Beqiri thotë se ajrin e ndot trafiku, cilësia e karburantëve dhe mbetjet. Zonat më të ndotura në kryeqytet janë kryqëzimi i 21 dhjetorit, rruga pranë Petro Nini Luarasit, blv Zhan Darke dhe rruga e Durrësit.
Ne thithim ajër të ndotur 1.5 herë më shumë se cdo kryeqytet tjetër në Europë. Matjet e muajit maj, më të fundit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, tregojnë se Shqipëria tejkalon normën e ndotjes së Bashkimit Europian në nivelin 1.5.
Zonat më të ndotura në Tiranë janë, 21 Dhjetori, Rruga pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit ose pranë shkollës Petro Nini Luarasi, Rruga e Durrësit dhe bulevardi Zhan Dark, segmenti para ATSH.
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit Julian Beqiri jep këto të dhëna për ndotjen.
Julian Beqiri: Ndotësi kryesor dhe që është mbi normë është pluhur i respirueshëm në një nivel 1.5 herë mbi normën e BE. Pra nëse norma është 40 mikron kemi një variancë rreth 55-60 mikron për m3.
Pas Tiranës, i ndotur është Fieri dhe Elbasani.
Julian Beqiri: Problematikë është dhe vetë qyteti i Fierit, problematik është edhe qyteti i Elbasanit.
Shkaku kryesori i ndotjes është trafiku.
Julian Beqiri: Ndotësi kryesor është trafiku. Tirana vuan nga një trafik jo i rrjedhshëm, pra kemi shumë kryqëzime. Një makinë në kryqëzim ndot më shumë se një makinë në lëvizje. Ndotja nga cilësia e karburantit, nga mospastrimi i mirë i qyteit, nga mbetjet e ngurta, nga mungesa e zonave të gjelbërta.
Në 5 qershor shënohet dita botëtrore e mejdist dhe organizat europaine e mjedisit këtë vit ka këtë mesazh sensibilizues.
Julian Beqiri:Të jetojmë mirë brenda limiteve të planetit.