Vendimi i Gjykatës për Palokën e Ristanin, Basha: Ka pasur presion

491
Kreu i Partisë Demokratike e ka cilësuar si të papranueshëm shpalljen fajtor për akuzat për shpifje ndaj Ramës nga Gjykata e Lartë të dy deputetëve Edi Paloka dhe Arben Ristani.
Sipas Bashës vendimi i Gjykatës së Lartë ka ardhur si pasojë e presionit që Rama ka bërë ndaj drejtësisë.
“Presioni i paprecedent, që ai i ka bërë sistemit të drejtësisë me qëllimin e vetëm për të mbuluar kontratën e tij me krimin:”- shkruan Basha në rrjetin social “Facebook”
Gjithashtu sipas Bashës është fakt i njohur botërisht që Edi Rama është lidhur kokë e këmbë me krimin.
“Kryeministri aktual është njeriu që solli në parlament me firmën e tij, dhjetëra deputetë të lidhur me rekorde kriminale.” –shkruan Basha në rrjetin social “Facebook”
Reagimi i plotë i Bashës për vendimin e Gjykatës së Lartë
Është fakt i njohur botërisht që Edi Rama është lidhur kokë e këmbë me krimin. Kryeministri aktual është njeriu që solli në parlament me firmën e tij, dhjetra deputetë të lidhur me rekorde kriminale.
Është fakt i njohur botërisht që ai përdori kontratën me krimin, si një instrument për të fituar pushtetin, si një instrument që po e përdor sot sërish për të mbajtur pushtetin. Asnjë alibi nuk e shpëlan Edi Ramën nga dosjet dhe lidhjet e tij me krimin, dosje të cilat partnerët tanë ndërkombëtarë ia kanë përplasur në tryezë.
Është fakt i njohur botërisht që Edi Rama ka qenë dhe mbetet mbrojtësi më i flaktë i personave me rekorde të tmerrshme kriminale në parlament dhe në listën e tij të kandidatëve vendorë. Sepse Edi Rama ka refuzuar dhe refuzon të zgjidhë kontratën me krimin.
Presioni i paprecedent, që ai i ka bërë sistemit të drejtësisë me qëllimin e vetëm për të mbuluar kontratën e tij me krimin, solli që sot drejtësia të japë një vendim të papranueshëm pasi kishte refuzuar më parë të merrte në shqyrtim prova, fakte dhe dëshmitarë që hedhin dritë mbi lidhjet e Edi Ramës me krimin. Vendimi i sotëm është i papranueshëm për opozitën që ka kërkuar dhe kërkon dekriminalizimin e politikës.
Partia Demokratike mbetet e vendosur të mos komentojë asnjë vendim gjyqësor, por nuk hesht dhe nuk ka për të heshtur derisa lidhjet e krimit me politikën të priten. Derisa lidhjet e kryeministrit me mafian të këputen. Kush mendon të kundërtën, gabon rëndë.
Sigal