“Skuta” ligjore me emërtesën “tender”, që zhduk miliarda lekë fonde publike, me dosje fiktive

107
Përparim HALILI
Drejtësia të hapë dosjet e 113 mijë tenderëve të zhvilluar në 10 vitet e fundit, të sajuar e dhënë me letra false
Është një “skutë” shtetërore me emrin “buletin”, brenda të cilit vërtiten çdo javë miliarda lekë në formë njoftimesh për shpallje, procedura e fitues fondesh financiare publike për blerje dhe shërbime, financuar në adresim institucionesh e prej institucioneve të shtetit, fonde këto që përballohen nga të ardhurat e buxhetit të shtetit dhe nga taksat që u mblidhen qytetarëve e bizneseve. Kjo “skutë” quhet “Buletini i Prokurimeve Publike”. Ky buletin zyrtar, organ publikimi i APP, sipas një investigimi të gazetës “Telegraf”, shpesh përdoret edhe për të fshehur, “përpunuar” e justifikuar krimet ekonomike-financiare, ligjore e administrative që bëhen me njoftimet e tenderëve, me anulimet e tyre, me vlerat fiktive të ofruara nga ofertuesit dhe subjektet private, si dhe me datat e garave e të shpalljes së fituesve, me synim për të zyrtarizuar pazaret që bëhen me tenderët. Por ka edhe një element tjetër, që maskohet në “Buletinin e Prokurimeve Publike”. Është fjala për shpallje tenderësh, nëpërmjet të cilëve justifikohen miliardat që harxhohen nga taksat e shqiptarëve për shërbime, blerje, investime shpenzime absurde, deri në zhvatje fondesh me “letra zyrtare”. Vetëm në Shqipëri ndodh, që në vend që të revoltohesh e të reagosh ashpërsisht ndaj qëndrimeve dhe akteve skandaloze të shtetarëve… nis e qesh! Janë disa veprime sa absurde e skandaloze, aq edhe komike, por që në përmbajtje të tyre janë sjellje tallëse ndaj qytetarëve, duke përdorur fondet dhe pasuritë publike e të komuniteteve, sipas interesave të klikës që komandon pushtetin (në çdo pushtet). Skandali i radhës, del nga bilanci vjetor 2016 dhe i 4 muajve të parë të vitit 2017 të Agjencisë së prokurimeve Publike. Sipas raportit, evidentohet abuzimi i rëndë që është bërë dhe vazhdon të bëhet me pranimin në tenderët publik, të firmave që nuk përmbushin detyrimin ligjor për pjesëmarrjen në tenderë, konkretisht të një kriteri bazë ligjor. Sipas ligjit, firmat që kanë përfituar një tender, nuk duhet të pranohen të marrin pjesë në një tender tjetër, të çfarëdo enti shtetëror e natyre sektori shërbimesh publike qoftë, në rast se nuk kanë realizuar 70% të punimeve, ose që nuk kanë zbatuar 70% të projektit të tenderit që kanë në proces! Kjo është ndalesë ligjore. Mirëpo çfarë ndodh e po ndodh realisht? Institucionet dhe entet shtetërore, gjatë prokurimit të fondeve publike, kur realizojnë tenderët pranojnë në konkurrim edhe firmat që nuk plotësojnë këtë detyrim ligjor. Këto institucione e shërbime publike, kryesisht drejtoritë që kanë shërbime e investime publike, megjithëse e kanë detyrim të verifikojnë të dhënat e firmave që futen në konkurrim, nuk e bëjnë këtë gjë. Sipas raportit të APP, rezulton se ky skandal mbanë brenda abuzimin, që 382 firma private, kanë përfituar nga 3-5 tenderë paralel pa kryer 70% të projektit të tenderit të mëparshëm që kanë në proces. Janë 3146 tenderë të përfituar me këtë shkelje ligjore, 1147 raste janë tenderë të dhëna nga Ministria e shëndetësisë. Tenderët janë në rikonstruksion rrugësh, në ndërtim objektesh spitalore, në blerje produktesh, medikamentesh etj. Këto raste janë denoncuar prej pjesëmarrësve në tender, janë depozituar edhe dosje në prokurori e në zyrat e krimit ekonomik, por nuk ka pasur asnjë veprim. flagranca qëndron me tenderët e rrugëve, sidomos me prokurimet që kanë lidhje me sinjalistikën rrugore, ku drejtoria e rrugëve ka dhënë edhe 7 tenderë paralele për 1-2 firma brenda 1 muaji, pa verifikuar më parë nëse këto firma kanë zbatuar detyrimin ligjor për të përmbushur 70% të masës së kontratës së tenderi në proces. Ky abuzim, ka lidhje me klientelizmin e aplikuar prej drejtuesve të institucioneve shtetërore dhe enteve publikë si rrugët, shëndetësia, arsimi, transporti, HEC-et, ujësjellësit etj. përveç këtij fakti, skandali vazhdon me tenderët abuzivë të cilët u dhurohen klientëve të drejtuesve të shteti, politikës e pushtetit. Sot po publikojmë disa fakte…
Hemodializa është dhënë me 68 milionë USD koncesion, por QSUT vazhdon financon këtë shërbim

QENDRA SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA” TIRANË 
1.Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Adresa Rruga e Dibrës Nr. 372 Tiranë, Tel/Fax 04 2 362627/ 2363644
2. Lloji i procedurës: “Procedurë e Hapur” 
3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: “Blerje materiale mjekësore për hemodializën në QSUT” e ndarë në lote si më poshtë: 
4. Loti 1 Set solucioni dhe aksesorë dialize për makinat Fresenius, fondi limit (Loti 1): 3,565,500 (tre milionë e pesëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e pesëqind) lekë pa TVSH, vlera totale: 4. 265. 400 lekë

Ujësjellësi i Përmetit, 4 herë i financuar me 12 milionë USD e pa ndërtuar, jepen edhe 5.8 miliardë lekë shtesë

AGJENCIA KOMBËTARE E UJËSJELLËS KANALIZIME 
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Agjencia Kombëtarë e Ujësjellës Kanalizimeve Adresa Rruga “Sami Frashëri”, Nr. 4, Tiranë, Shqipëri , Tel/Fax +355 4 256091/Fax: +355 4 256091 
2. Lloji i procedurës se prokurimit: e Hapur (elektronik) 
3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: “Rehabilitimi i rrjetit te ujësjellësit te 
qytetit te Përmetit”
4. Fondi limit 497705115 (katërqind e nëntëdhjetë e shtatë milionë e shtatëqind e pesë mijë e njëqind e pesëmbëdhjetë) lekë pa TVSh 
5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 30 (tridhjetë) muaj 
6- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Data: 19/05/2017 (dd/mm/vvvv) Ora: 13:00 Vendi: www.app.gov.al 
7- Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Data: 19/05/2017 (dd/mm/vvvv) Ora: 13:00 Vendi www.app.gov.al
BashkiaVau-Dejës, shpik rikonstruksion rrugësh që janë investuar 43 herë në 20 vite

BASHKIA VAU DEJËS 
1. Autoriteti kontraktor: Bashkia Vau Dejës.
2. Lloji i procedurës së prokurimit: Procedurë e hapur, punë.
3. Objekti i prokurimit: “Rikualifikim i rrugës Hajmel-Dheu i Lehtë-Pistull, Loti I ”. 
4. Fondi limit: 83 333 333 (tetëdhjetë e tre milionë e treqind e tridhjetë e tre mijë e treqind e tridhjetë e tre)lekë pa tvsh. 
5. Burimi i fondeve: Buxheti i Shtetit sipas financimit ne vite: për vitin 2017 me vlerë 25 000 000 leke pa TVSH,per vitin 2018 me vlere 58 333 333 leke pa TVSH 
6. Afati për realizimin e objektit: 120 dite kalendarike sipas çeljes se fondit. 
7. Data e zhvillimit te tenderit: 22.05. 2017 ora 10:00. 
8. Vendi: www.app.gov.al, Bashkia Vau Dejes. 
9. Afati i fundit për pranimin e dokumenteve: 22.05.2017 ora 10:00. 
10. Vendi : www.app.gov.al, Bashkia Vau Dejës

Bashkia Lushnje/Tender 780 milionë lekë, për asfaltimin e një rrugë të asfaltuar

BASHKIA LUSHNJE 
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Bashkia Lushnje, Adresa Lagja “Kongresi i Lushnjes “ Lushnje, Tel/Fax 035 2221 39, E-mail [email protected] 
2. Lloji i procedurës se prokurimit: Procedura e hapur elektronike 
3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: “Sistemim Asfaltim Rruga Bubullime-Imsht” 
4. Fondi limit: 65 288 869 ( gjashtëdhjetë e pese milionë e dyqind e tetëdhjetë e tete mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e nëntë ) lekë pa tvsh. 
5. Vlera e financimit për vitin 2017 është 32 644 563 (tridhjetë e dy milionë e gjashtëqind e dyzet e katër mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e tre) lekë pa tvsh, dhe vlera e financimit për vitin 2018 është 32 644 306 (tridhjetë e dy milionë e gjashtëqind e dyzet e katër mijë e treqind e gjashtë) lekë pa tvsh. 
6. Fondi është vënë në dispozicion nga Fondi i Zhvillimit te Rajoneve. 
7. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 180 (njëqind e tetëdhjetë) ditë kalendarike 
8- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 18.05.2017 ora 09.00 vendi : Bashkia Lushnje www.app.gov.