Skulpturat e akullit në konkursin në Kinë

588
30 ekipe artistësh nga e gjithë bota po konkurojnë kundër njëri tjetrit në Festivalin dhe Konkursin e skulpturave të akullit dhe dëborës që po mbahet prej disa ditësh në qytetin verior të Kinës, Harbin.
Konkursi në vetëm tre ditë ka tërhequr mbi 60 pjesëmarrës nga më shumë se 10 vende të ndryshme të botës si Kina, Rusia, Italia dhe Mongolia.
Pjesëmarrësit e patën fillimisht të vështirë t’i jepnin formën e dëshiruar blloqeve të akullit.
Skulptori i akullit nga Spanja, Lluis Ribalta, tha se e ka vizituar harbin plot tre herë. Ai thotë se pavarësisht se temperaturat këtë vit janë më të larta në krahasim me vitet e shkuara, sërish ishte e vështirë të punonte.
“Më dukej shumë më ngrohtë se vitin e shkruar dhe kjo është gjë e mirë për trupin dhe duart tona sepse unë vi nga Barcelona dhe atje është mot shumë i ngrohtë. Por ishte e vështirë të punonim me akullin, për ta copëtuar dhe për ti dhënë formën e duhur” tha Ribalta.
Artisti Meng Qianguo, 33 vjec, e ka kompletuar skulpturën e tij të dëborës, ndonëse kjo ishte hera e parë që ai merrte pjesë në një konkurs të tillë.
“Ajo çka kam dizenjuar ështe e jashtmja dhe e brendshmja, kështu e kam quajtur. Pavarësisht pamjes së shëmtuar, zemra mund të jetë shumë e bukur, ndaj është një lloj forme e 2 maskave të ndryshme” tha Meng.
Wang Minxin, i cili i ka mbajtur modelet e tij përpara skulpturës, tha se ka menduar për format e ndryshme që mund ti japë.
“Mendoj se gjëja më e vështirë është të punosh në këto kushte të ftohti. Blloqet e akullit janë shumë ndryshe këtu jashtë sesa në një studio” tha 23 vjecari Wang.
Ky është edicioni i 32-të i Festivalit Ndërkombëtar i Borës dhe Akullit, që organizohet nga Administrata Kombëtare Kineze e Turizmit.







Sigal