Shërbimi Informativ Gjerman: Terrori kërcënon Perëndimin më shumë se në 2001

451
Perspektiva që të brengosin: terrorizmi i Shtetit Islamik, sipas Shërbimit të Fshehtë Gjerman i bën të duken të vjetëruara atentatet e 11 shtatorit 2001 në SHBA – kjo në kuptimin e drejtpërdrejtë dhe figurativ. Shërbimi Informativ Gjerman (BND), sipas burimeve qeveritare ka pikturuar një tabllo të errët të kërcënimit nga terrorizmi islamik. Në analizat e Shërbimit Informativ Gjerman, thuhet në bazë të informacioneve të NDR, WDR dhe Süddeutsche Zeitung se gjendja për “bashkësinë perëndimore të shteteve sot është pakrasueshmërisht më e rrezikshme” se në vitin 2001, vitin e atentateve në New York dhe në Uashington.
Zona e destabilizimit në fqinjësi direkte
“Zona e destabilizimit” është zhvendosur nga “Hindukushi në fqinjësi të drejtpërdrejtë të Evropës”, analizon Shërbimi Informativ Gjerman gjendjen. Numri i vullnetarëve për akte terroriste nga Perëndimi i kalon “të gjitha dimensionet e njohura.” Milicia terroriste “Shteti Islamik” është ndërkohë e pranishme në 30 vende dhe ka një interes vital ndaj “Failed States”, shteteve të dështuara. Shteti Islamik kërkon tani, si më parë rrjeti terrorist i Al Kaidas, edhe “luftën e drejtpërdrejtë” me Perëndimin.
IS kërkon ta detyrojë Perëndimin në misione ushtarake
Këtë ndryshim strategjie milicia terroriste e deklaroi që në shtator. Në mënyrë të qëllimshme Shteti Islamik përpiqet që atëherë me atentate “që ta përcjellë dhunën e tij në atdheun e forcave të armatosura që e luftojnë atë”. Në dallim nga ajo që besohet gjerësisht se me ndihmën e atentateve Shteti Islamik përpiqet ta mbajë Perëndimin larg një ndërhyrjeje ushtarake, në të vërtetë Shteti Islamik mezi e pret një ndërhyrje të tillë. Perëndimi synohet “që gati të detyrohet të ndërhyjë ushtarakisht në rajon”.
Në plan afatgjatë, thotë analiza e Shërbimit Informativ Gjerman (BND) zgjidhjen e problemit nuk do ta sjellë vetëm angazhimi i ushtrisë. Ideologjisë xhihadiste i duhet hequr baza, thotë BND.
Sigal