Shkencëtarja shqiptare shpik kompjuterin që lexon mendjen

594
Sigal

 Shqiptarët po shkëlqejnë në vendet e tjera ku jetojnë dhe punojnë. Dhe kontributi i shqiptarëve në fushën e shkencës, në disa raste i kalon edhe kufijtë e imagjinatës, duke e shkruar emrin e tyre me germa të arta në histori. Kështu, një vajzë shqiptare, e re në moshë, ka shpikur kompjuterin që lexon mendjen e njeriut. Një shpikje, që është përtej imagjinatës të njeriut dhe përtej edhe caqeve të kohës që jetojnë.

Shqiptarja që jeton në Kanada ka mundur të bëj një shpikje mjaft të veçantë, ajo ka shpikur kompjuterin që të lexon mendjen. Sipas kërkueses kryesore, Lorina Naçi, interpretimi i mendimit njerëzor përmes analizimit të aktivitetit të trurit – pa u bazuar te të folurit apo veprimet – është një nga kufijtë më provokativë dhe sfidues të neuroshkencës moderne. Në mënyrë specifike, pacientët që janë tërësisht të vetëdijshëm dhe të zgjuar, por gjithsesi, për shkak të dëmtimeve në tru, të paaftë për të treguar reagim në sjellje, ekspozojnë limitet e sistemit neuromuskular si dhe nevojën për forma alternative komunikimi. Nëse kjo shpikje e shkencëtares shqiptare do të gjejë zbatueshmëri, atëherë ne shqiptarët kemi të drejtën të krenohemi me shkencëtaren tonë, Lorina Naçi,  e cila do t’i japë njerëzimit një nga armët më të fuqishme të inteligjencës. Një kompjuter që mund të lexojë mendimin e njeriut.