Shihni si duket këngëtarja e njohur shqiptare në muajt e fundit të shtatzënisë

57
“Nuk ka bizhu më të bukur sesa duart e fëmiut rreth qafe…”
Këto janë fjalët më të bukura që mund të përdorte Adelina Ismaili në foton e postuar në Facebook-un e saj zyrtar. Ajo ka lënë gjithçka për t’iu përkushtuar shtatzënisë dhe ka nisur një jetë të re në Zvicër me Vali Krasniqin, ku kanë qëndruar larg syrit të publikut. 
Marrëdhënia e tyre tashmë do të marrë emër tjetër, pasi Adelina është në muajt e fundit të shtatzënisë ku mësohet se ata do të bëhen prindër të një djali. 
Diva e muzikës shqiptare ka kohë që është tërhequr nga muzika, e duket se vetë këngëtarja e shumë hiteve po e shijon këtë periudhë të ëmbël të jetës së saj. Por ndryshe nga personazhet e tjerë, ajo nuk ka publikuar shumë foto në rrjetet sociale, ama ka thyer akullin me foton e fundit.