Rritja e shitjeve të Amazon, Bezos bëhet njeriu më i pasur në botë

687
Rritja e shitjeve të Amazon bëri që bosi i saj Jeff Bezos të bëhej njeriu më i pasur në botë përkohësisht.
Fitimi i Amazon në tremujorin e fundit ra me 77% pas investoi për tre muaj me radhë në prezencën e saj ndërkombëtare dhe në përmbajtjet video.
Shitjet u rritën me 25% në 38 miliard dollar, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 30.4 miliard dollar një vit më parë por shpenzimet ishin 28% më të larta prej 37 miliard dollar.
Shpenzimet erdhën si rezultat i shtrirjes së shërbimeve të reja në Gjermani dhe Singapor si dhe kërkesa e lartë për përmbajtje video në Britani përmes kanaleve Amazon.
Për tre mujorin e ardhshëm shitjet pritet të jenë mes 39.25 miliard dhe 42.75 miliard dollarëve. Fitimi më i madh i kompanisë vjen nga shërbimet Amazon Web ku fitimi ishte 914 milion dollar.
Rritja e shitjeve të Amazon bëri që bosi i saj Jeff Bezos të bëhej njeriu më i pasur në botë përkohësisht.
Në fillim të vitit ai ishte njeriu i katërt më i pasur ndërsa ditën e djeshme kaloi Gates. Megjithatë aksionet ranë ditën e sotme dhe 53 vjeçari nuk e ka lënë ende pas Gates si miliarderi numër 1 në botë.
Aktualisht Bezos ka një pasuri prej 88.5 miliard dollar ndërsa Gates 89.7 miliard dollar. Gates është njeriu më i pasur në botë që nga Maji i 2013-ës.
Sigal