Real Madrid “mbreti” i Evropës, mposht Manchester United në finalen e Superkupës

703
Ekipi i Real Madrid është i destinuar për të fituar gjithçka! Madrilenët kanë shtuar një tjetër trofe, në muzeun e tyre, pasi triumfuan në finalen e Supërkupës me rezultatin 2-1 ndaj Manchester United. Një superndeshje e zhvilluar kjo në stadiumin “Filipi II” në Shkup të Maqedonisë, ku të parët shënuan madrilenët me anë të mesfushorit Casemiro në minutën e 24-ërt. Me rezultatin 1-0 është mbyllur pjesa e parë dhe për të dyfishuar rezultatin ka menduar Isco pas një aksioni të bukur, ku çoi shifrat në 2-0 në minutën e 52-të. E ai që mbajti gjallë shpresat e Manchester United, është blerja më e re, sulmuesi belg, Romelu Lukaku i cili ngushtoi diferencën në minutën e 62-të. Pas shumë aksioneve, goditjeve e kundërsulmeve, rrjetat nuk u tundën më dhe Real Madrid fitoi për të dytën herë radhazi Supërkupën e Evropës.
Sigal