Pas Rita Orës edhe ylli shqiptar me famë botërore vjen për koncert në Prishtinë

684
Sigal

Rita Ora bëri namin në koncertin e Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë. Si duket Rita nuk është e vetmja këngëtare me famë botërore që performon në Prishtine për vitin 2018. Edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore vjen këtë verë në Kosovë. Bëhet fjalë për Dua Lipa-n. Ylli botëror që bëri namin në BRITs së fundmi në natën e ndarjeve të cmimeve, ku doli triumfuese. Dua ka bërë lajmërimin në Instagramin e saj, ku tregon datat e turit veror, dhe në datën 10 Gusht ajo pritet të performojë në vendlindjen e saj. Këtë e ka bërë të ditur edhe i ati i saj, Dukagjin Lipa. Por tani presim vetëm surpriza!