Oscar, aktorët me ngjyrë bojkotojnë

574
Një debat i madh për mungesën e nominimit të aktorëve më ngjyrë ka përfshirë edicionin e 88 të ndarjes së çmimeve Oscar. Pas bojkotit që do t’i bëjnë ceremonisë aktorët më ngjyrë si Jada Pinkett Smith apo regjisori Spike Lee presidentja e Akademisë, Cheryl Boone Isaacs, nëpërmjet një deklarate për shtyp shprehet se ndjehet “zemërthyer dhe e frustruar” për këtë mungesë.
“Akademia po ndërmerr hapa dramatike për të ndryshuar përbërjen e anëtarësisë. Në ditët dhe javët e ardhshme, ne do të shqyrtojmë kriteret e anëtarësimit në mënyrë që të sjellim diversitetin e nevojshëm në vitin 2016 e në vazhdim.”
Isaacs, e cila është me origjinë amerikano-afrikane, shkruan më tej se Akademia pavarësisht punës së saj “ndryshimi nuk vjen aq shpejt sa ne do të dëshironim”.
Deklarata e Presidentes vjen në një kohë kur emra të mëdhenjë të kinemasë botërore kanë deklaruar se do të bojkotojnë ceremoninë që do të mbahet më 28 shkurt. Edhe aktori Will Smith, që pritej të nominohej për rolin e tij në filmin Concussion, apo të tjerë kolegë të tij si Ice Cube and Kevin Hart tek “Star Wars” nuk kanë marrë asnjë nominim për këtë vit.
Ceremonia e përvitshme do të drejtohet nga komediani Chris Rock, i cili gjithashtu ndjehet i zhgënjyer. Pasi lista me emrat e të nominuarvë për këtë viti u bë publike ai shkroi në Twitter; “Oscar, çmimet e të bardhëve!”
Sigal