Selena Gomez konfirmon romancën me modelin Samuel Krost

569
Thashethemet për romancën e Selena Gomez dhe ekzekutivit të modës, Samuel Krost qarkulluan kur ata u panë me njëri tjetrin në nëntor të vitit kaluar. Duket se Selena Gomez e ka konfirmuar romancën me modelin mbrëmjen e së dielës.

Çifti është fotografuar duke mbajtur duart pasi kanë shijuar një darkë në SLS Hotel të Beverly Hills. Një dëshmitar tha për Entertainment Tonight se ata darkuan me miqtë për rreth tre orë, dhe më pas gjatë gjithë natës kanë qëndruar afër.
Sigal