Nesër do të lexoni/ Si u magjepsën pas llokumeve me arra të mjeshtrit pogradecar, Marinela dhe Shtrausi

602
Bardhyl Berberi
Në jetë njeriu ndodhet jo rrallë përballë të papriturash, ngjarje të çuditshme që zënë vend në kujtesën e tij rrinë për një kohë të gjatë të strukur aty dhe vjen një ditë që shërben një ngjarje tjetër që lidhet me atë dhe si një asociacion të vjen e freskët ngjarja. M’u kujtua para pak ditësh Petrika Como fqinji im që banonte në një vilë dy katesh e buzë liqenit. Erdhën dy vetura nga Ohri dhe e kërkonin Petrikën pasi ju duheshin një sasi e konsiderueshme llokumesh me arra. Por djali i tij Gjergji mësues matematike në gjimnazin e qytetit me urtësi dhe i prekur ju tha maqedonasve se babi i tij pra pak kohësh ishte ndarë nga jeta. Llokumet me arra të bëra nga Petrika i kishin provuar jo vetëm udhëheqja e lartë komuniste e asaj kohe dhe fëmijët e tyre por dhe shumë personalitete të larta që kishin vizituar Pogradecin si Shtrausi apo këngëtarja e famshme greke Marinela që kishte ikur nga Pogradeci pas koncertit me dy arka me llokume me arra në Greqi. Është një fakt që me një njeri të famshëm apo një mjeshtër siç ishte Petrika Çomo kur bisedon herë pas here dhe kur e ke fqinjë ambientohesh me atë dhe të shpëton ai fakt se ky mjeshtër ishte i veçantë dhe llokumet e tija të famshme shkonin nëpër shtëpitë e funksionarëve të diktaturës komuniste për fejesa dhe gëzime të ndryshme, deri në Amerikë dhe vende të tjera ku kishte emigrant shqiptarë. Një ditë duke biseduar dhe duke i vjelë shumë sekrete të mjeshtërisë së tij që çuditërisht nuk ja dha askujt atë sekret e mori me vete në varr i them se do ta bëj një shkrim në gazetë. Ai u prish në fytyrë dhe gradualisht u zbardh si ato statujat greke dhe më thotë: Jo miku im, nuk dua shkrim në gazetë se me këto të shkreta llokume kam marrë shumë veta më qafë. Si ta kuptoj këtë , i them unë i befasuar. Ja ta them unë, shumë djem dhe vajza pogradecarë që ngeleshin nëpër provime në vjeshtë vinin dhe blinin llokumet me arra që prodhoja unë dhe ua çonin pedagogëve dhe merrnin provimin. Ato llokumet e mia dhe peshku Koran dhe ndonjë shishe rakie “Perla” kanë qenë armët me të cilat “luftonin” këta studentët e dobët që nuk e meritonin. Se atëherë në diktaturë nuk kishte zarfe me euro dhe dollarë siç ndodh sot që kalojnë. Unë në këto vite kam parë studentë që janë bërë mjekë, inxhinierë, mësues me arkat me llokume që prindërit e tyre i blinin dhe ata ua çonin pedagogëve. Por është për t’u çuditur që këta që kalonin me ryshfete dhe llokumet e mia i vëreja me kujdes që u bënë të mëdhenj dhe me pozitë që në atë kohë. Madje disa drejtorë nëpër dogana dhe tatime, madje njëri prej tyre që mbaroi kimi industriale e kisha shef në punë…
Për më shumë neër në gazetën Telegraf
Sigal