Nesër do të lexoni/ Aristidh Kola: Një poet i tillë nderon Shqipërinë, Ballkanin por edhe Evropën

633
                                                                                   1997, Dritëro Agolli në Athinë
Albert Z. ZHOLI
Pasi shkruam për ushtarë e oficerë të letërsisë së arteve, nuk mund të mos e ndajmë më vete gjeneralin e tyre. Nuk di, nëse Dritëro Agolli kishte ardhur edhe herë tjetër në Athinë apo jo, por kësaj radhe atë e pritën siç do ta prisnin në një rreth të Shqipërisë me rastin e Muajit të Letërsisë dhe Arteve. Njeriu që së bashku me Kadarenë e Rexhep Qosen përbëjnë triumfin e kulturës së shkruar shqiptare, nuk mund të mos shënohet si një kulm i jetës së emigracionit shqiptar në Athinë. Ideja e parë për një vizitë të mundshme, jo për turizëm, natyrisht, por për të pakësuar mallin e emigrantëve, na u dha në muajin qershor 1996. Qe ndodhur këtu gazetari dhe juristi S. Braho dhe ne, një grup adhuruesish të letërsisë biseduam me të për Dritëroin. Diçka na premtoi zoti Braho. Nuk duheshin shumë çka për t’u ndezur eshka e mallit. Lajmet e para nga Shqipëria ishin inkurajuese. Lajme nga “qiraxhinjtë e Grebenesë” që vinin duke kaptuar malet. E dija që zoti Dino Kubati, shkrimtar e publicist arvanitas, si dhe i mirënjohuri Aritidh Kola, ishin gjithashtu të interesuar shumë për vizitën e Agollit. Dino Kubatis mori përsipër nxjerrjen e vizave, ndërsa unë e disa shokë përgatitjet për sallën e lajmërimin e emigrantëve…Salla, natyrisht duhej paguar. Më pas, kur gjithçka kishte mbaruar, disa “diplomatë”do të tregonin haptazi kurnacërinë e tyre për ca mijëra dhrahmi. Nejse, u detyrova t’i paguaja vetë, i bindur se do të më ndihmonin edhe emigrantët e tjerë, sikundër bënë. Por nderi i kombit, siç qe poeti i madh, ishte numëruar me ca të holla… Nuk e di se cila gazetë kishte shkruar diçka për përgatitje dhe telefonatat e emigrantëve nisën të binin pa pushim. Kur, ku e si do të mbërrinte poeti i madh? Si mund të sigurojmë një ftesë? Në ç’orë mund ta takojmë në mënyrë që pronarit t’i themi … e kupton? Nuk merrnim dot frymë nga telefonatat. Dhe ja, ai erdhi ashtu, papritur siç mund të vijë një poet. Jo vetëm. Me dy të tjerë: E shoqja Sadija dhe poeti tjetër Moikom Zeqo. Qe një alarm që përshkroi gjithë “pjesën” shqiptare të Athinës. Poeti i madh kishte bredhur mjaft nëpër Shqipëri dhe kishte pasur shumë miq. Miq, që nga ndonjëherë nuk i mbante mend, sepse u kishte bujtur vetëm një darkë në shtëpi. Por ata e konsideronin këtë gjithë jetën një nder të madh dhe tani, të emigruar në Greqi, natyrisht jo midis 3 milionë shqiptarëve, por midis 500 000 emigrantëve, ngjante se Shansi për t’u….



Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “TELEGRAF”
Sigal