Ketlin Pjalmi: Një mashkull pa burrëri më mirë të veshë një fustan

1975
Sigal

Ketlin
Pjalmi: Një mashkull pa burrëri më mirë të veshë një fustan

Ketlin
Pjalmi është  këngëtarja e njohur
shkodrane. Muzika ku ajo identifikohet më shumë është ajo pop. Në një intervistë
për Gazetën “Telegraf” ajo tregon për planet që ka për këtë Vit të Ri, për
dashurinë e saj më të madhe dhe se si e sheh veten pas disa vitesh.

1.
Çfarë konsideroni arritjen tuaj më të madhe për 2017-n dhe cilat janë projektet
e Ketlin për këtë vitë që sapo ka marë udhë?

 Preferoj të jenë sekret derisa të realizohen.

2-
Sa e pavarur jeni për momentin, materialisht, mendërisht dhe shpirtërisht?

Materialisht nuk jam e pavarur për aq
kohë sa sponsor gjeneral (bëj shaka) kam familjen. Kur të arrij të plotësoj vetë
nevojat e mia atëherë do ndjehem e tillë. Mendërisht dhe shpirtërisht jam e pavarur
për aq kohë sa bëj atë çfarë ndjej dhe them atë çfarë mendoj .

3-
Sa e lumtur ndiheni, kush ua ka ofruar më shumë këtë lumturi dhe a mendoni se
duhet sakrificë e madhe për ta arritur atë?

 Mendoj
se nuk ka lumturi po copëza lumturie. Në ditët më të bukura mjafton të shohësh
fëmijet tek lypin rrugëve për bukën e gojes, jetimoret, spitalet etj…  dhe kupton se s’mund të jesh kurrë 100% i
lumtur. Por e konsideroj veten me fat për aq kohë sa kam një familje e shoqëri
të shëndetshme në të gjitha drejtimet.

4-
Më shumë i trëmbeni pesimizmit tuaj apo frikës nga të paaftët?

 Frikës
nga injorantet. Askush nuk jep më shumë mend se ata që  s’kanë mend as intelekt.

5-
Cilin person admironi më së shumti në familje? Po në rrethin tuaj shoqëror?

 Ne
jemi 3 veta në familje, si mund të veçoj ndonjërin? Secili ka domosdoshmërinë e
tij, s’i ndaj dot. Miq kam plot por do veçoj pa diskutim ato të zemrës me të
cilët ndaj gëzimet e hidhërimet.

6-
Cili është personaliteti kulturor, artistik, shkencor apo historik, të cilit do
të dëshironit t’i ngjasoni ose që të  tjerët t’ju krahasojnë me të?

Do doja të krijoja vetë personalitetin
tim.

7-
Cili është tipari juaj që nuk do të dëshironit ta kishit?

Në karakter do doja të bëja ca
ndryshime, pasi me një paraqitje e keqe apo e mirë e kam pranuar veten kështu
siç jam. Do doja të mos isha kaq natyrë sensibël dhe e butë, pasi shpesh herë
konsiderohet si dobësi.

8-
Po tek të tjerët, cilat janë vetitë që  nuk ju pëlqejnë?

 Gënjeshtra
dhe pabesia janë dy ndër gjërat, të cilat nuk i pranoj dot tek asnjëri. Nuk e
kuptoj se me çfarë guximi i shohin këto njerëz të tjerët në sy!

9-Cilat
janë ato veprime apo sjellje që ju e teproni?

 Kur shoh kafshë ose fëmijë ekzaltohem pafund
dhe e teproj ndonjëherë duke u marrë me to. (qesh)

10-
Ju ndodh shpesh të shani? Në cilat rrethana dhe cila është fjala më e preferuar
e juaja kur ia drejtoni dikujt?

 Një
ndër virtutet që pëlqej më së shumti te vetja është qetësia . Jam shumë e qetë
dhe e vetë-kontrolluar. Nuk shaj, nuk bërtas, 
thjesht largohem nga njerëzit të cilët me zhgënjejnë.

12-
Po kur falenderoni apo lavdëroni dikë, cilat janë shprehjet që përdorni?

 Jam shumë mirënjohëse dhe mundohem ta shfaq në
të gjitha mënyrat nga fjalët deri tek gjestet.

13-  Jeni penduar për gjërat që  keni bërë gjatë jetës suaj dhe në rast se do i
ktheheshit pas rrugës suaj çfarë do korrigjonit?

Çdo njeri ka gabime dhe s’diskutohet që
ka gjëra që i kam bërë gabim, por janë të pakta aq të pakta sa po të kthehesha
prapa do kthehesha për t’i përjetuar apo kaluar ca gjëra edhe njëherë jo për t’i
fshirë.

14-
Cila është dashuria juaj më e madhe në jetë?

 Familja! Familja mbi të gjitha. Kur them
familje nuk flas vetëm për në të tre, po për të gjithë që i konsideroj pjesë të
familjes, duke filluar nga gjyshërit e deri tek shoqja ime e ngushtë.

15-
Nëse do të ishit në moshën që sapo keni përfunduar klasën e parë për cilin
profesion do të mendonit për t’ju përkushtuar?

Veterinere. Është e vetmja ëndërr që s’kam
provuar kurrë ta realizoj. Po të kisha një mundësi të dytë do e beja me kënaqësi.

16-
Ju pëlqen të jeni e pasur apo e konsideroni qëllimin e pasurimit si mjerim
shpirtëror?

Më pëlqen të kem mundësi për t’i plotësuar
nevojat dhe dëshirat të tjerëve dhe t’kem mundësi të ndihmoj atë që më shtrin
dorën. Nuk jam person që kërkoj pasuri apo luks të shfrenuar. Thjesht dua
t’jetoj e qetë!

17-
Cili është qyteti që doni më shumë dhe në cilin shtet do të kishit dëshirë të
jetoni po t’u ofrohej një mundësi e tillë?

 Kam një lidhje të çuditshme me Brazilin, duke
filluar që nga ngjyra e lëkurës (qesh) deri tek kultura, forma e jetesës. Do
doja të jetoja në Rio mes sambës dhe zhurmës qe ai qytet ofron.

18-
A ka Ketlin ndonjë cilësi të veçantë që shoqëria por edhe publiku nuk e di ende,
për shkak se ju e keni mbajtur të fshehtë?

Përderisa e kam mbajtur të fshehtë do të
thotë që s’duhet ta dinë (qesh) ka patjetër që ka, por preferoj të mbesin të
tilla.

19-
Cilat janë cilsitë që vlersoni tek një femër? Po tek një mashkull?

Tek femrat adhuroj ato që mbështesin
femrat. Ndërsa tek meshkujt burrërinë. Një mashkull pa burrëri më mirë të veshë
një fustan. (qesh)

20-
Si e mendoni të ardhmen tuaj, familjen dhe rendin shoqëror në tërësi?

 Veten e shoh një diplomate të ardhshme me 5
fëmijë, me një familje të madhe dhe të shëndetshme dhe me shumë qen e mace
nëpër shtëpi (qesh).

 Intervistoi: Geriola Çaushi