Përkthime nga autorë të njohur në mbarë botën dhe shumë të dashur për lexuesit si libri i katërt i eposi të akullit e zjarrit të George R. R. Martin “Gosti korbash”.
Të etur për gjak, të pabesë e dinakë, Lenisterët janë në pushtet dhe e mbajnë Fronin e Hekurt përmes Tomenit, mbretit çilimi. Lufta e Shtatë Mbretërive po shuhet e përpirë nga flakët e veta, por hiri që po lë pas është edhe më i hidhët, pasi në të po ndizen përplasje të reja.
Në mes të gjaktrazimit, vëllavrasjes, alkimisë e kasaphanës, fitorja do të shkojë në duart e burrave e të grave që kanë jo vetëm çelikun, por edhe zemrën më të akullt.
Ndër librat thriller më të bukur të viteve të fundit, që numërojnë mbi 2 milion kopje të shitura “Martesa e përsosur” dhe “Gruaja e doktorit”.
“Martesa e përsosur” është një libër që nuk e lëshon dot nga dora. Atëherë kur ti mendon se e ke kuptuar atë që po ndodh, autorja i jep një kthesë tjetër komplotit, duke t’i hedhur poshtë të gjitha hamendësimet dhe e kthen historinë në një udhëtim emocionues, nga i cili nuk dëshiron të largohesh.
Përralla klasike për fëmijë nga një prej autorë më të njohur italianë përkthyer me mjeshtëri në gjuhën shqipe.
Libra nga autorë të ndryshëm shqiptarë që sjellin për lexuesit tregime të bukura që nga çojnë në kohë e vende të ndryshme, libra me këshilla si të sillemi në shoqëri dhe në familje, si dhe libra me karakter përgjithësues filozofiko-shkencor për arritjet e deritanishme të qenies njerëzore, që nga fillimi i ekzistencës së saj deri në kohën e sotme.





















