Ilir J. Hoxha: “Gazment Demi Perandori i Partizanit”….

…është vëllimi i katërt, dhe i fundit, i kolanës futbollistike “PARTIZANI NË KUFIJ TË LEGJENDËS”, i cili ka të hedhura në celuloidin e katër vëllimeve, historikun me sukseset dhe mossukseset, më arritjet dhe dështimet e Partizanit që nga viti 1945 dhe deri në ditët tona.  Struktura e këtij vëllimi është një mixer organik midis historikut të Partizanit në segmentin 2013-2024 dhe Presidentit të tij në po këtë periudhë kohore. Me droje, por edhe me besimin e mirëkuptimit nga lexuesi, kam guxuar ta “metaforizoj” figurën e Presidentit me atë të një “perandori”, jo për “qok”, as edhe për rastësi…!

Ishte ky “Perandor” që guxoi e mori dhe e ngriti këtë perandori të quajtur “Partizani” atëher kur askush nuk guxonte ti afrohej, ishte ky President që guxoi ta ngrinte këtë perandori kur edhe emri i ishte “oksiduar” deri në asgjesim. Ishte ky “Perandor” që besoi përtej llogjikës financiare që ta ngrinte këtë “ngrehinë” deri në piedestal, atëhere kur edhe themelet i ishin asgjesuar…! Në 11 vjet të perandorimit të “Perandorit” Gazment Demi, Partizani arriti të “sprintonte” dhe të arrinte në kohë rekord duke dalë me një “chreshendo” të frikshme nga kategoria e dytë në 2 herë kampion, në dy herë fitues i superkupës së Shqipërisë dhe për më tepër se 9 herë pjesmarrës në eventet ndërkombëtare. Por ajo që do ta konsolidonte me mure kështjelle këtë “perandori” është “Kalaja Arena e Demave”! Rrallë ka eksperienca të tilla në Botë që një president të ndërtojë një stadium, apo kompleks me të ardhurat personale! Është kjo arsyeja që më del “droja”, që titullit të librit ti vendos identiktin e Gazment Demit.

NOA