Nesër do të lexoni/ Hyskë Borobojka: Ne mos i marrshi nga shkurti e marsi, prisni tutje nga një prilli

863
Ata ishin tre, dy qytetare dhe një qytetar, që morën rrugën për të ardhur në zyrat e qeverisë të “Rilindjes se Re”, për ca ankesa e kërkesa të “vogla”. Halli, malli apo rastësia kishte bërë, që ata, edhe pse ishin nga zona të ndryshme të vendit, të bëheshin bashkë në zyrat e qeverisë. -Erdhët, mirë se erdhët, se na nderoni e na respektoni me ardhjen tuaj. Pa na thoni, si e keni hallin?! Çfarë kërkesa e ankesa keni, që t’ua zgjidhim me njëherë?-u thanë, pasi i përshëndetën. Fjalën e para e mori njëra nga qytetaret, që vinte, ku lumi kishte dalë nga shtrati e ishte futur në shtëpinë e saj, duke e kthyer në pishinë. -Kot i lodhe këmbët për të ardhur deri në zyrat e qeverisë. Na merrnit në telefon e do vinin ne atje! -I rashë telefonit sa m’u bënë gishtërinjtë me kallo, por s’ma ngriti njeri. Kjo më detyroi të merrja rrugën e të vija vetë! – iu përgjigj ajo. -Rri e qetë, moj zonjë e nderuar dhe e respektuar, se do marrim masa të forta që ta bëjmë zap lumin e pabindur! – e sqaruan e i premtuan. -Të lumtë goja e t’u bëftë flori. Por kur digjesh nga qulli i fryn edhe kosit. Edhe në vitin 2015, lumi i pa bindur na mbyti…



Për më shumë lexoni nesër në Gazetën ” Telegraf”
Sigal