Mos i thoni kurrë një femre këto 18 shprehje!

172
Janë disa shprehje të cilat ne femrave nuk na pëlqejnë kur i thoni, ndoshta edhe na krijojnë tension.
Po ju paraqesim disa shprehje të cilat nuk preferohet t’i përdorni tek femrat.
“Je e ëmbël!” Mjafton të më thuash se jam tërheqëse dhe me stil! Secila ka nevojë për një kompliment të tillë! Ti thuash ndonjë femre “e ëmbël” thjesht paraqet një mbiemër që i dedikohet ndonjë fëmije të mikut tuaj që nuk dini çfarë ti thuani apo maces suaj.
“Ke një fytyrë shumë të bukur.” Kjo mund të kapë shumë larg, psh. mund të nënkuptojë se nuk ke trup për tu lavdëruar kështuqë precizimi bëhet vetëm tek fytyra.
“Pse nuk jeni duke qeshur?” Kjo mund të ndodhë sepse jam duke kërkuar celularin tim apo duke shkruar ndonjë email. A duhet patjetër të buzëqesh gjatë gjithë kohës, madje edhe kur jam duke shikuar murin?
“Ajo duhet të jetë e mirë që të marrë pijet falas.” Po, është vërtetë shumë mirë kur njerëzit më paguajnë pije. Është gjithashtu mirë kur ke paratë e tua dhe mund të pini çfarëdo që dëshironi, sepse jeni femër e pavarur e cila ka kontrollin në duart e saj.
Pasi të porositni një sallatë: “A e shihni peshën tuaj?” Në fakt, unë thjeshtë nuk kam ngrënë sallatë jeshile në pesë ditët e fundit për shkak të konsumit të vetëm të makaronave dhe gjalpit, dhe thjeshtë mendova se do të ishte ide e mirë të ha diçka që rritet në tokë dhe është e shëndetshme.
“Keni humbur peshë.” Po, ndoshta. Ose ndoshta kam qenë e sëmurë apo ka humbur oreksin sepse diçka e tmerrshme ka ndodhur në mua. Dhe, ndoshta është më mirë që pesha ime mos të komentohet fare.
“A ndjeheni mirë? Dukeni e lodhur.” Ndjeheni pak më keq kur dikush ju thotë se dukeni të lodhur. Kjo do të thotë se nuk jeni në moshë 21 vjeçre më.
“A keni ushtruar së fundmi?” Unë supozoj se kjo do të thotë se herën e fundit që ju kam parë keni qenë e deformuar dhe më e plotë. Faleminderit për vrojtimin e thellë!
“Ngjani sikur…(ndonjë figure publike apo e famshme).” Pra, nëse jeni të dehur apo keni humbur syzet tuaja, të gjitha brunet duken të njejta, kjo është e sigurtë.
“Keni ndryshuar flokët.” Përkthimi: ”E shoh se keni bërë një prerje flokësh, por nuk më pëlqen mjaftueshëm që t’ua precizoj se më pëlqen prerja juaj e re.”
“Jeni beqare sepse jeni lidhur me djem të gabuar.” E di. Më besoni, e di plotësisht se është ashtu.
“Kjo veshje është paksa më ndryshe.” Unë e kuptoj se ndjenja ime ndaj modes mund të shkojë përtej të kuptuarit tuaj, por nëqoftëse komentoni për veshjen time pa më komplimentuar, ndoshta është më mirë të mos flisni fare.
Pasi jeni kthyer nga pushimi tropikal dhe dikush ju thotë: “Nuk dukeni e rrezitur.” Po, ndoshta nuk dukem portokalli nga ngjyra e marrë, apo edhe më keq të bëhem si copë lëkure e zezë për një kohë të shkurtë.
“Mos u shqetësoni, do të gjeni mashkullin e duhur pasi të ndaloni së kërkuari.” Thjeshtë më bën të ndihem më mirë kur vazhdoj së kërkuari. Gjithkush kërkon fatin e tyre edhepse themi se ndalojmë së kërkuari. Ata thjeshtë gjejnë pretekst se heqin dorë nga kërkimi sepse nuk duan të mbajnë mend momentet e hidhura nga përvojat paraprake.
“E pra, mund ta heqësh atë nga trupi.” Ju e thuani këtë vetëm sepse mendoni se dukem qesharake në të dhe nuk keni guximin të ma thuani në sy.
“Reagoni ashpër si një fishekzjarre!” Jeni mospërfillës! Thuani këtë ndonjë miku herën tjetër dhe do të shihni reagimin e tyre.
“E bëtë më të mirën nga ju.” Në fakt, çfarë nëse nuk arrij të bëj më të mirën? Çka nëse ajo çfarë dua është konfirmim se nuk e kam bërë më të mirën dhe jam duke kërkuar këshilla vepruese aktuale rreth asaj se si të bëj më të mirën herën tjetër?
“Çdo gjë ndodh për një arsye.” Jo, kjo nuk ndodh domosdoshmërisht. Çdo gjë ndodh për shkak se jeta nuk është e drejtë dhe nuk ka kuptim. Përveç kësaj, a mund t’ia thuani këtë ndokujt që ka humbur prindin, bashkëshorten apo fëmijën në ndonjë aksident të papritur? Në vend që të fajësoni botën, jepni ndonjë përqafim kur dikush është i mërzitur.