Miriam Cani dhe Alban Skënderaj në pritje për tu bërë prindër

499
Miriam Cani do të bëhet nënë. Ky lajm i shumëpritur erdhi në mbrëmjen e 12-të të edicioni të “X Factor”. Ka qenë Albani ai që e ka bërë publik lajmin, meqë Miriami ishte përlotur nga emocionet: “Gjërat e shtrenjta të jetës, artistët duan t’i ndajnë me publikun e gjerë. Ky është një moment shumë emocional. Ne të dy jemi shumë emocionalë. Prej pak kohësh, ne kemi në juri një anëtar të pestë”, tha Albani i emocionuar.  

Më herët, Miriami e kishte shprehur dëshirën se e mirëpriste një bebe, kurdo që të vinte. Ende nuk dihet gjinia e fëmijës, por për momentin, Miriami dhe Albani janë të lumtur dhe mezi e presin ardhjen në jetë të fëmijës së parë. Ceremonia e martesës, tashmë mund të përshpejtohet ose edhe mund të shtyhet për të pasur dëshmitar në altar edhe të voglin që pritet të lindë pas disa muajsh.
Sigal