Greqi/ Situata “tmerrësisht urgjente”, vetëm dy javë larg krizës

694
Ministri i Financave i Greqisë, Yanis Varoufakis, pas takimit të zhvilluar në Bruksel me ministrat Financave të Eurozonës, ka thënë se situata financiare e vendit të tij është “tmerrësisht urgjente” dhe se kriza mund të vijë brenda dy javësh. 

Takimi në Bruksel është realizuar për të diskutuar këstin final për Greqinë, prej 7.2 miliardë eurosh, nga paketa e ndihmës e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ministrat kanë thënë se Greqia ka bërë “përparim” në reforma, por duhet më shumë punë. 

Greqia ka kohë deri në qershor për të përmbushur marrëveshjen e reformave me kreditorët ndërkombëtarë. Financat e saj kanë nisur të bien shumë, saqë i duhet t’iu kërkojë ndihmë organeve publike. Eurozona këmbëngul në reforma të ashpra, përfshirë shkurtimin e pensioneve, në këmbim të ndihmës financiare, por qeveria e re majtiste e Greqisë i kundërshton ato.
Sigal