Kumanova, Dade: Shqipëria ende pa pëfaqësim, të dekretohet ambasadori

333
TIRANE – Mungesa e përfaqësimit të Shqipërisë nga një ambasador në Maqedoni, është ngritur si shqetësim edhe këtë të martë në Komisionin parlamentar të Jashtëm, problem ky që merr përmasa edhe më të mëdha pas sulmit të armatosur në Kumanovën e banuar nga shqiptarët.
Kryetarja e Komisionit Arta Dade tha se pavarësisht prezencës së përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme, situata në Maqedoni vijon të jetë e përkeqësuar, duke kërkuar njëherësh nga autoritetet vendase që të zbardhin konfliktin e armatosur që shpërtheu të shtunën.
Dade ripërsëriti apelin ndaj presidentit të Republikës Bujar Nishani për të dekretojë ambasadorin shqiptar Fatos Reka në Maqedoni. Ndërkohë nga ana tjetër, deputeti demokrat Aldo Bumçi tha se ngërçi është krijuar nga mazhoranca e cila nuk është konsultuar më herët me kreun e shtetit për emrin e ambasadorit. Ndërsa referuar situatës në Kumanovë, Bumçi nuk nguroi të bëjë shkaktarë “sistemin Putinist” siç e quajti ai, që kryeministri Gruevski ka vendosur në Maqedoni.
Dade: Situata në Maqedoni është përkeqësuar dhe pas prezencës atje të përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme. Autoritetet maqedonase të zbardhin ngjarjen.
Shqipëria nuk po përfaqësohet atje në nivelin më të lartë. Presidenti të rishikojë dekretimin e ambasadorit Reka.
Vlerësojmë angazhimin e faktorit ndërkombëtar.
Shprehim ngushëllimet, atje janë bashkëkombësit tanë. Duhet të ketë vëmendje më të madhe.
Bumçi: Ndajmë të njëjtin shqetësim me ju. Shkaqet nuk janë etnike por sistemi Putinist që Gruevski ka vendosur në Maqedoni.
Bashkimi i forcave të shqiptarëve dhe të opozitës si një zgjidhje e situatës.
Shkak i bllokimit të ambasadorit në Maqedoni është Ministria e Jashtme, e cila nuk ka bashkëpunuar me konsulta me presidentin.
Uroj që të ketë një reflektim.
Dade: Kjo çështje duhet zgjidhur 
Sigal