Mbi 100 persona bien nga tre metra lartësi, pas shembjes së skenës në Kinë

551
Mbi 20 studentë janë dërguar në spital me gjendje të rëndë shëndetësore pas shembjes së skenës në Kinë. Ata ishin duke dhënë shfaqjen e fundvitit.
Skena gjigande, e cila zinte mbi 880 persona është shembur në mes, prej nga kanë rënë studentët nga tre metra lartësi.
Shumica prej tyre kanë marrë lëndime të lehta, por ka prej tyre që kanë thyer këmbët dhe kyçet.
Zyrtarë të spitalit kanë thënë se janë mbi 100 studentë të përfshirë në këtë rrëzim, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka lëndime serioze për t;i rrezikuar jetën.
Policia ka filluar hetimet, nëse kjo shembje kishte të bënte me ndonjë vandalizëm apo sulm të qëllimshëm.
Sigal