Ministri turk: I kemi shprehur ngushëllime Rusisë për vdekjen e pilotit

344
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu, njoftoi sot se vendi i tij i kishte shprehur ngushëllimet Rusisë pas vdekjes së pilotit, avioni i të cilit u shkatërrua nga avioacioni turk duke shkaktuar një krizë të rëndë mes dy vendeve.
“Ne kemi shprehur trishtimin tonë dhe kemi drejtuar ngushëllimet për vdekjen e pilotit rus”, deklaroi ministri, i cituar nga media turke, pas një takimi në Beograd me homologun e tij rus, Sergei Lavrov.
Bëhet fjalë për takimin e parë në këtë nivel mes dy vendeve që prej shkatërrimit të një avioni bombardues rus nga aviacioni turk në kufirin siriano-turk më 24 nëntor.
Sigal