Lamtumirë Besa Imami!

238

“Artistja e Merituar”, Besa Imami i ka dhënë publikut mbi 90-të role

 Dje u përcoll për në banesën e fundit aktorja e mirënjohur Besa Imami, e cila u nda nga jeta pasditen e së dielës në moshën 86-vjeçare. Homazhet për nder të saj nisën dje në orën 13:00 në hollin qendror të Teatrit Kombëtar në kryeqytet, për të vijuar deri në orën 14:00. Për t’i dhënë lamtumirën e fundit erdhën figura të shquara të artit dhe politikës, kolegët e saj artistë, bashkëpunëtorë në teatër dhe kinema, aktorë, regjisorë, miq dhe qytetarë të thjeshtë.

 Në homazhet që u zhvilluan në Teatrin Kombëtar morën pjesë, aktorë, regjisorë, dramaturgë, skenografë, politikanë, poetë dhe shkrimtarë. Mes tyre shihje personalitete të aktrimit shqiptar si Margarita Xhepa, Luftar Paja, Reshat Arbana, etj.. Në sytë e të gjithëve shikoje lot. Lot ndarjeje për një aktore të madhe, për një nënë të mirë, për një grua fisnike. Ajo ishte krenare, korekte, plot mirësi, intelektuale e emancipuar, grua shembullore. Shumë prej kolegeve të saj nuk u dilte fjala prej dhimbjes. Ajo iku ashtu në heshtje, por duke lënë pas një vepër të madhe. Trupi i “Artistes të Merituar”, Besa Imami do të prehet në varrezat e Tufinës.

 Jetëshkrimi

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Besa Imami, ndëroi jetë në moshën 86 -vjeçare të dielën, datë 21 Shtator 2014. Ajo vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Aktorja Besa Imami është lindur në 8 gusht të vitit 1928 në qytetin e Gjakovës. Në vitin 1937, familja e saj u shpërngul nga qyteti i Gjakovës për t’u vendosur në Tiranë. “Artistja e Merituar”, Besa Imami i ka dhënë publikut mbi 90-të role, midis të cilave përmendim rolin e Mbretëreshës Teuta tek “Artani”, rolin e Nënë Zyrasë te “Bashkë me Agimin”, rolin e Prendës te “Cuca e Maleve”, rolin e Rushës te “Halili dhe Hajria”, rolin e Lajes te “Lulet e Shegës” etj.. Në kinematografi ajo u bë e njohur për publikun e gjerë me rolin e Donika Kastriotit në filmin “Skënderbeu” të realizuar në vitin 1953. Më pas do të vijonin role të tjera në filmin “Brazdat” në vitin 1973, “Në fillim të verës” në vitin 1975. Vetëm para pak kohësh me një propozim i Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” ajo është nderuar nga Gjakova, vendlindja e saj edhe me titullin “Nderi i skenës shqiptare”.

Filmografia

Albert Z. ZHOLI