Dr. Dorian Koçi: “Një histori e shkurtër e Azerbajxhanit”

706
Sigal

Sot, në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në prani të akademikëve, profesorëve, diplomatëve, miqve dhe të ftuarve u bë promovimi i librit të autorit Dr. Dorian Koçi “Një histori e shkurtër e Azerbajxhanit”. Në promovim folën: Prof. Ass. Dr. Marenglen Kasmi nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Dr. Adrian Muhaj nga Instituti i Historisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, zonja Anila Denaj, kryetare e grupit parlamentar për marrëdhëniet Shqipëri-Azerbajxhan, Shkëlqesia e Tij, Zoti Anar Hysenov, Ambasadori i Republikës së Azerbajxhanit i akredituar në Republikën e Shqipërisë, të cilët theksuan se libri “Një histori e shkurtër e Azerbajxhanit”, botuar nga shtëpia botuese “Toena”, vjen si një përpjekje serioze e autorit për të dhënë një këndvështrim sa më të qartë të historisë së Azerbajxhanit në periudha kyçe të tij.

Në këtë mënyrë, republika e Azerbajxhanit vjen akoma më afër terrenit akademik dhe kulturor shqiptar, duke ndikuar që marrëdhëniet midis dy vendeve mike të forcohen akoma edhe më tej. Në përfundim të promovimit autori i librit Dr. Dorian Koçi, falënderoi të pranishmit e shumtë që kishin mbushur sallën “Aleks Buda” pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.