Bushi e quajti “Demollari i ri”, talenti i Shpresave realizon një supergol në Angli

295
Sigal

Mesfushori i Shpresave, Adrion Pajaziti, vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e U-21 të Fulhemit në Angli.

20-vjeçari së fundmi realizoi një supergol në sfidën e fundit kundër Kristal Palas. Me një lëvizje të bukur ai nxori bosh kundërshtarin dhe më pas lëshoi një gjuajtje me të majtën nga distanca e cila përfundoi në rrjetë.

Në grumbullimin e tij të parë me Kombëtaren e Shpresave, Pajaziti gjithashtu u “pagëzua” nga trajneri Alban Bushi si “Demollari i ri”.