Sigal

Trajneri i përkohshëm i kombëtares argjentinase, Lionel Skaloni do të bëjë pa Lionel Mesi, Nicolas Otamendi e Angel Di Maria në testet e radhës miqësore, pasi këta futbollistë do të kenë kohë për të reflektuar për të ardhmen e tyre në kombëtare.

Pikërisht këtu do të zhvillohen dy miqësore me Guatemalën dhe Kolumbinë. Risia më e madhe është grumbullimi i Mauro Ikardit. Bomberi i Interit nuk ishte konsideruar nga trajnerët e kaluar, madje ishte një përjashtim i bujshëm për botërorin, pavarësisht formës së mirë. Mes lojtarëve të grumbulluar janë dhe Paulo Dybala, futbollist i Juventusit, dhe Xhovani Simeone, sulmuesi i talentuar i Fiorentinës, djali i trajnerit të njohur Diego Simeone.

Një përjashtim i bujshëm është ai i sulmuesit të Manchster City-it, Sergio Aguero, vendin e të cilit për momentin e ka zënë zbulimi i Interit, Lautaro Martinez.