Komisioni i Disiplinës merr vendimin ekstrem, klubi i njohur përjashtohet nga gara

697
Sigal

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës është mbledhur këtë të mërkurë dhe ka marrë vendimet në lidhje me parregullsitë në futbollin vendas, gjatë javës që lamë pas.

Në Kategorinë Superiore dënime pothuajse nuk ka patur fare. Vllaznia është dënuar me gjobë 100 mijë lekë të vjetra për sjellje të gabuar të spektatorëve, ndërkohë që Tirana dhe Bylisi kanë marrë një paralajmërim.

Disi më të ashpra kanë qenë dënimet në kategoritë më të ulëta. Kamza është përjashtuar nga aktiviteti futbollistik për këtë sezon.

Gjithashtu Zyrtari i Erzenit, Shkëlqim Troplini është dënuar me 8 ndeshje pezullim, si dhe lojtarët e Butrintit Dhrami dhe Maraj janë dënuar respektivisht me 2 dhe 5 ndeshje

JA TË GJITHA VENDIMET:

1. KF Vllaznia për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1/ të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë.
2. KF Tirana në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës.
3. KF Bylis në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të drejtuesve dhe futbollistëve duke tentuar të braktisin ndeshjen, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Rregulloret e FSHF.
4. Zyrtari i KF Erzeni Shkëlqim Troplini për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet m 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
5. KF Apolonia për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1/ te KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/a) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
6. KF Kamza për mosparaqitje në ndeshjen ndaj KF Klosi veprim i përsëritur, në bazë të Nenit 89/2/e, 89/3 dhe 89/4 të Rregullores së Veprimtarise Futbollistike të Kategorisë së Dyte dhe Nenit 27/1 të KDS përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2019-2020 dhe zbritjen në një kategori më poshtë.
7. Lojtari i KF Butrinti Fabio Dhrami për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
8. Lojtari i KF Butrinti Rinild Maraj për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/e dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9. KF Selenica per dështim në përmbushjen e përgjegjësive në bazë të Nenit 64/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/a) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Save

Share