“Labëria” ndez Athinën me këngë polifonike

535
Sigal

Belul Korkuti (Kryetar), Pëllumb Alikaj, Katerina Qendro, Besim Mero, drejtuesit e rinj të Shoqatës

Motra dhe vëllezër labë, siç ishit ne dijeni, ditën e shtunë, datë 28 shkurt 2015, në mes të një entuziazmi të pa përshkruar u mbajt “KUVENDI I LABËRISË” dega Athinë, në kuadrin e riorganizimit dhe zgjedhjeve te reja, për kryesine e degës të SHKA LABËRIA, e cila u kurorëzua me sukses. Ishte një ditë e bukur, një ditë e shumëpritur. Ky rezultat i shkëlqyer me pjesëmarrje entuziaste që shoqëroi të pranishmit, si dhe prezenca dhe fjala e ngrohët dhe inkurajuese e kryetarit te Shoqatës Labëria mbarë kombëtare të Shqipërisë, Prof. Dr. Ago NEZHA, i dhanë përfundimisht fizionominë e plotë, ekzistencën dhe vazhdimësinë e grupimit më të zgjeruar ndër shoqatat këtu në emigracion. Ai vlerësoi lartë shkallën e organizimit, pjesëmarrjen e gjerë dhe përfaqësimin nga të gjitha trevat e Labërisë, duke filluar nga Saranda, Gjirokastra, Tepelena, Vlora, Himara, etj., si dhe seriozitetin dhe korrektësinë që e karakterizoi këtë tubim. Në këtë veprimtari të rëndësishme na  nderuan  me  pjesëmarrjen  e  tyre  Atasheu  Ushtarak  pranë  Ambasadës  Shqiptare  ne  Athine  z. Drini  Nikolla, si  dhe  kryetari  i  Federatës  së  Shoqatave  Shqiptare  në Greqi  z. Etmond  Guri, si  dhe  shumë përfaqësues të organizmave  të  tjera shoqërore. Po ju kujtojmë me shume respekt, të gjithë ATYRE, që kujtuan se nuk do të arrinim dot tek kjo përsosmëri e pjesshme, se ky sukses nuk presupozon triumf kundër askujt, thjesht kemi hedhur themelet e një shoqate serioze, në funksion të Labërisë e komunitetit Lab. Themi më lartë,”përsosmëri e pjesshme”, sepse përpjekjet tona për zgjerimin, funksionimin dhe konsolidimin e SHKA LABERIA, Dega Athinë, sa kanë filluar. Përballë kujtdo, kjo shoqatë nuk do të bëhet kurrë shkak për “SULME” të rëndomta kundër ç’do grupimi tjetër e kushdo qoftë ai, por do të gjejnë tek kjo shoqate, bashkëpunëtorin e ngushtë e të devotshëm për mbrojtjen e interesave të emigranteve labë e me gjerë. Duke ju referuar edhe përshëndetjes që bëri Prof. Dr. Ago Nezha, i cili porositi që është mëse e nevojshme që gjithë komuniteti i emigrantëve lab të jetë i bashkuar për të qenë të dobishëm për njëri tjetrin, ne jemi të hapur për këdo që kërkon të aderojë në radhët tona. Misioni ynë është patriotiko-kulturor gjithëpërfshirës. Duke qenë pjesë e pandarë e shoqatës së labeve në Shqipëri, dega e shoqatës tonë do të justifikoje plotësisht dhe me dinjitet, atë vend nderi që ju besua ne institucionin më të organizuar te Labërisë në emigracion. Përfundimisht, asambleja që doli nga ky kuvend përbëhet nga 31 anëtarë, që u votuan nga 250  pjesëmarrës, brenda se cilës qëndron një kryesi me 13 veta. Mbas diskutimit te tre kandidaturave alternative, kuvendi vendosi unanimisht për kryetar, doktorin e shkencave historike z. Belul KORKUTI dhe dy nën/kryetarë të SHKA LABERIA z. Pëllumb ALIKAJ dhe Katerina QENDRO. Ndërsa sekretar i përgjithshëm i saj u zgjodh z. Besim MERO

Albert Z. ZHOLI