Ky është faktori kryesor i lëkurës së thatë dhe çfarë duhet të beni

105
Lëkura e thatë është një nga problemet kryesore të stinëve të ftohta. Faktori kryesor që ndikon më shumë te kjo pjesë, sipas ekspertëve, nuk është as dieta as ushtrimet, por surprizë: gjumi i pakët. Pra mesa duket, gjumi është tepër i rëndësishëm për bukurinë tuaj.
Sipas dermatologes Marina Peredo, një lëkurë e thatë ju bën të dukeni më të moshuar. Kush e do këtë? Ja çfarë duhet të bëni para gjumit, për ta evituar këtë problem serioz.
Bëni një dush me ujë të nxehtë
Kjo nuk është asnjëherë e shëndetshme për lëkurën, pas I lë atë të thatë, por tepër e rëndësishme për një gjumë të qetë dhe të rehatshëm.
Përdorni një rregullues lagështire
Pajisja lageshton ajrin per te rregulluar nivelin e lageshtires gjatë natës. Niveli i duhur i lageshtires eshte 40-50%. Kjo do ndihmojë lëkurën tuaj të qëndrojë e hidratuar gjatë natës.
Provoni një eksfoliant për lëkurën
Produktet që e hidratojnë dhe e mbajnë lëkurën e freskët janë tepër të rëndësishëm. Nëse e përdorni atë para gjumit, gjatë natës do të mbajë lëkurën të butë duke I dhënë një efekt marramendës.