Kurorëzohet më e bukura e “Miss Sumer World”

458

Të shtunën, më 19 maj u finalizua gara ndërkombëtare e bukurisë “Miss Summer World 2018”. Ky event u zhvillua në Pallatin e Kulturës, Kavajë. Vajza që rrëmbeu çmimin e parë ishte Miss Philippines. Ndër vajzat fituese ishte edhe Portugalia, Gjeorgjia, Ukraina, Gambia dhe Shqipëria. Këto ishin bukuroshet që pikasën midis vajzave të tjera.  “Miss Summer World” është një patentë ndërkombëtare bukurie tashmë e ngjizur bukur me Shqipërinë si një vend që, jo vetëm mikpret më të bukurat e Botës, por është vend organizator dhe ne si pronarë të patentës gjithashtu jemi shqiptarë. Kjo do të thotë se është një produksion “Made in Albania”. Kjo do të thotë se Shqipëria është potencial edhe në art ndaj dhe “Miss Summer World 2018” do të jetë një nga eventet elitare të bukurisë në botë për shumë kohë. Ky event vjen në Shqipëri për të tretin vit radhazi nga Producentja dhe moderatorja Albana Çakshiri.