Do të jetë zonja e parë që pozon nudo, nëse president bëhet Trump

480
Ish-modelja, gruaja e manjatit Donald Trump, i cili ka lançuar kandidaturën për zgjedhjet amerikane në vitin 2016, ka filluar të sfilojë që fëmijë. Ndërsa tashmë krijon bizhuteri.
Melania Trump është zonja e parë aspiruese që ka pozuar nudo mbi një lëkurë ujku. Aspirante, pasi sëpari bashkëshorti i saj Donald Trump që ka publikuar zyrtarisht kandidaturën e tij në presidencialet amerikane 2016, duhet fillimisht të fitojë zgjedhjet dhe pastaj të mendojë për Shtëpinë e Bardhë. “Do të investoj miliarda nga kapitali im personal në fushatën elektorale”, ka thënë Trump.
Fillimet e Melanisë në fushën e modës
Melani, me origjinë sllovene është 45 vjeç dhe mban mbi shpatulla karrierën e një modeleje që kur ishte fare e re. “Dua çdo gjë që ka të bëjë me modën dhe bukurinë”, shkruan ajo në sitin e saj www.melaniatrump.com, të cilin Melani e përdor për të shitur bizhuteritë e krijuara prej saj si dhe kremrat hidratues me bazë vitaminash.
E lindur në vitin 1970 me emrin Melania Knavs, nga baba austriak dhe nënë sllovene, në ish Jugosllavi, ajo ka thithur ajrin e modës që fëmijë. E ëma punonte në fushën e modës ndërsa Melani doli mbi pasarelë që në moshën 5 vjeçare. Në moshën 16 vjeçare mori pjesën në fushatën e parë publicitare, ndërsa kur mbushi 18 vjeç filloi zyrtarisht profesionin e modelimit, kur u transferua në Itali dhe nënshkroi kontratën e parë me një agjenci.
Në Milano, Melani ndryshoi mbiemrin, nga Knavs në Knauss. Që nga ai moment për të nisi rruga drejt suksesit: sfilata, sete fotografike dhe angazhimet në fushën e modelingut. Transferimi nga Parisi në New York në vitin 1996 i dha mundësinë që të ishte protagoniste në kopertinat e Vogue, Vanity Fair, Elle 
Takimi me Trump në sfilatë 
Edhe takimi me Donald Trump ndodhi falë modës. Çifti u takua në Javën e Modës në New York në vitin 1998. Ajo 28 vjeç , ndërsa ai 52. Sipas miqve të tyre, ishte dashuri me shikim të parë. Por fatkeqësisht në atë moment Trump ishte ende i martuar me Marla Maples, me të cilën ai u divorcua një vitë më pas. “ Ai ishte aty me një grua tjetër, si mund t’ia jepja numrin? Nuk jam nga ata persona që e jap numrin lehtësisht”, ka treguar Melani pas disa kohësh. Më pas ishte vetë ajo që i telefonoi Trump. Në vitin 2005 ata u martuan dhe tashmë kanë një djalë 9 vjeçar sëbashku, e quajnë Barron.
Luksi
Kështu, nga një modele që flet 4 gjuhë të huaja, Melani është transformuar në një grua të vendosur e të pasur. Veshje luksoze, forma të përkryera trupore, makijazh jo të ekzagjeruar si dhe bizuteri që shkëlqejnë mbi lëkurën e saj. Por pavarësisht kësaj, Melani nuk e harron origjinën. Me kokën lart ajo thotë se për të nuk kanë rëndësi paratë. Për të rëndësi kanë ndjenjat. “ Një apartament luksos nuk mund ta përqafosh” , ka deklaruar modelja. Megjithatë fotografitë e publikuara në twitter dhe facebook me bizhuteritë e çmuara duket se tregojnë të kundërtën. Mjafton të kujtojmë fustanin e saj të nusërisë që ka kushtuar 100 milionë dollarë. 
Sigal