Kur themi Tokë kemi thënë shumëçka, por nganjëherë edhe asgjë

991
Çelet në Berat ekspozita “tokë” me punime nga 22 artistë dhe pedagogë të Institutit të Arteve në Tiranë

Ekspozita u realizua nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Berat Z. Petrit Sinaj dhe me mbështetjen e Zyrës së OSBE në Shqipëri. Ekspozita “Tokë” vjen në Berat në Galerinë e artit “Edward Lear”. Ekspozita u realizua nën nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Berat z. Petrit Sinaj dhe me mbështetjen e Zyrës së OSBE në Shqipëri. Ekspozita e përvitshme bën bashkë artistë të njohur njëkohësisht dhe pedagogë të Fakultetit të Arteve të Bukura. Ekspozita vjen me pjesëmarrjen e pedagogëve Arben Bajo, Ardian Isufi, Artan Peqini, Albes Fusha, Edmond Gjikopulli, Ermal Baboçi, Ervin Berxolli, Fatmir Miziri, Florian Haxhihyseni, Genc Mulliqi, Genc Përmeti, Gentian Tabaku, Ilir Kaso, Ledia Kostandini, Harri Aleksi, Mikel Temo, Najada Hamza, Petraq Papa, Pjerin Kolnikaj, Vladimir Myrtezai. “Tokë” këtë vit është e kuruar nga Edison Çeraj. Artistët dhe pedagogët në veprat që kanë realizuar në pikturë apo skulpturë janë me temën e Tokës, ku nuk mungojnë dhe video apo instalacione. Është një nga ekspozitat, që gjithmonë ka vëmendje, artistët që prezantohen janë ndër më të vlerësuarit. Ekspozita pati një vëmendje të gjerë publikut Beratas. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm Kryetari i Bashkisë Berat Z. Petrit Sinaj dhe Ambasadori i OSBE në Shqipëri Z. Bernd Borchardt. Kuratori i Ekspozitës Edison Çeraj shprehet se në njëfarë mënyre, jemi marrë me çdo gjë mbi Tokë, por shumë pak me vetë Tokën.“Në këtë kontekst, kur themi Tokë kemi thënë shumëçka, por nganjëherë edhe asgjë. Pikërisht në çastin që e dëgjojmë këtë fjalë, kësaj here me pritshmëri artistike, në një mënyrë apo në një tjetër nisim të kujtojmë imazhe, thënie, zbulime të caktuara (forca e rëndesës), aroma, konflikte (tokësore dhe ndërplanetare po deshët), harta, kolonializmin, ishuj, tokë të imagjinuara (Atlantida), ngjyra, vullkane, tërmete, sipërfaqe ujore (si mungesë toke) e plot gjëra të tjera, dhe nëse graviteti vazhdon të bëjë të vetën përtej përmasës fizike, atëherë nis një proces përzgjedhës te secili, për të rrokur në këtë mënyrë atë gjë që i shkon për shtat. Aspekti më tërheqës e provokues i këtij subjekti është toka si territor, si pronë, si zonë, si hapësirë, si thesar që fsheh pasuri të ndryshme e kështu me radhë. Edhe nëntoka është një temë më vete.
Sigal