Krysten Ritter: Rolin e superheroinës, s’e kisha imagjinuar kurrë

59
Aktorja Krysten Ritter ka pranuar se nuk e kishte imagjinuar kurrë veten në rolin e superheroi, derisa interpretoi Jessica Jones. Gjatë një interviste për revistën “People”, aktorja u shpreh: “As për 1 milion vjet nuk e kisha imagjinuar se mund të interpretoja një superhero”. Në fakt, Krysten e cila interpreton superheroinën, Jessica Jones tha se asnjëherë më parë nuk i kishin pëlqyer vajzat që interpretonin të tilla personazhe, me muskujt dhe pamjen e tyre. Por Ritter e cila më herët ka treguar talentin e saj në rolet dramatike, tashmë vjen në filmin komik “Marvel’s Jessica Jones”, seritë e të cilit do të transmetohen në Netflix.

“Në fillim, kur shkova të bëj audicionin, isha e bindur se nuk do ta pranoja rolin, por menaxheri im insistoi se ky ishte roli i duhur për mua. Pasi lexova skenarin, ndryshova mendim dhe vendosa se padyshim duhet të isha unë që ta interpretoja këtë superheroinë. Gjatë karrierës sime më është krijuar mundësia të interpretoj karaktere dramatike dhe komikë, por asnjëherë një rol ku më duhet të shpalosja çdo gjë që kam mësuar deri tani.” Më tej, gjatë intervistës aktorja shprehet se tek ky rol e tërhoqi fakti se vërtet do të luante një superheroinë, por ajo qëndron me këmbë në tokë.

“Personazhi im nuk vesh asnjëherë kostumin e një superheroinë dhe nuk do ta shihni të fluturojë mbi qytet me krahët hapur. Kjo nuk ka për të ndodhur në asnjë çast, dhe nuk e di nëse unë do të isha nga ato vajza që interpretojnë në të tilla skena. Ajo që më pëlqen tek Jessica Jones, është fakti se ajo është me këmbë në tokë. Jessika është një qënie njërëzore si gjithw tw tjerët, por që zotëron edhe disa superfuqi.” Ritter tregon se personazhi i Jones ka një stil të zakonshëm, e shkujdesur, me rroba që i gjen të hedhura nëpër dysheme. Ajo nuk ka para të bleje veshje të reja dhe të kujdeset për veten. Dhe nëse Jessica Jones duket seksi në këtë film, atëhërë të tillë e bën sjellja e saj dhe aspak veshja apo takat e larta.

Seritë e “Marvel’s Jessica Jones” që do të transmetohen në Netflix, rrëfejnë jetën misterioze të Jessicas, e cila pas disa viteve karrierë si superheroinë, hapa një agjenci private investigimesh “Alias Investigations” në Nju Jork. Ndërhyrja e saj nevojitet në zgjidhjen e çështjeve ku janë të përfshirë njërëz që zotërojën aftësi të veçanta. Jones ka përjetuar edhe një perudhë stresi të tejzagjatur, dhe interesi parësor i saj është të ndihmojë njerëzit dhe të shpëtojë botën.