Krishtlindja e fundit e Celine Dion me bashkëshortin, Rene

510
Celine Dion dhe familja e saj po përgatiten për një periudhë të vështirë në jetën e tyre dhe ndoshta kjo është Krishtlindja e fundit që festojnë të gjithë së bashku, pas diagnostikimit të bashkëshortit të saj me kancer. “Ata janë më të bashkuar se kurrë, dhe të gjithë së bashku kanë kënduar këngë tradicionale “, tha një burim i afërt i familjes për “Closer Weekly”. “Edhe pse bashkëshorti i Celine, 73-vjecari René Angélil e ka të pamundur t’ju bashkohet, zemra e tij është e mbushr plot me lumturi teksa i sheh të gjithë duke kënduar”, tha i njëjti burim.

47-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj Rene kanë tre djem, 14-vjeçarin René-Charles dhe binjakët 5-vjeçarë Nelson dhe Eddy. Prej disa kohësh, Rene është diagnostikuar me kancer dhe mjekët nuk i kanë dhënë asnjë shpresë. “Vetëm nëse ndodh ndonjë mrekulli, por kjo duket se do të jetë Krishlindja e fundit që ata kalojnë bashkë me Rene”, shtoi më tej i njëjti burim. “Celine është natyrë shpresëdhënëse dhe ka shumë besim. Ajo po bën gjithçka që së bashku si familje të kalojnë momente të bukura, dhe jo të zhyten në dëshpërim.” E ndërsa sezoni i festave ka filluar, Celine ka marrë një periudhë pushim për t’i qëndruar pranë bashkëshortit të saj, ndërsa më 30 dhjetor ajo do të performojë në Las Vegas.
Sigal