Gjermania dërgon 1200 trupa në luftën kundër ISIS-it

385
Gjermania njoftoi sot se do të dërgojë rreth 1 200 trupa për të ndihmuar Francën në luftën kundër organizatës Shteti Islamik (ISIS) në Siri, duke e bërë këtë impenjimin më të rëndësishëm ushtarak jashtë vendit për Berlinin.

“Nga këndvështrimi ushtarak numri i ushtarëve të nevojshëm për të garantuar funksionet e avionëve dhe të anijeve do të jetë rreth 1 200 persona”, deklaoi inspektori i përgjithshëm i “Bundeswehr”, grada më e lartë e ushtrisë gjermane, Volker Wieker për të përditshmen “Bild”.

Gjermanija, prej shumë kohësh e tërhequr për një ndërhyrje ushtarake në Siri, informoi sot për një marrëveshje parimore për një mision të tillë që lidhet me atentatet në Paris, por pa dhënë detaje mbi numrin e trupave të mobilizuara.
Sigal