Ka një lidhje misterioze, mes qelizave të trurit tonë, universi dhe Internetit

644
Në vitin 2012, një ekip fizikantësh nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego botoi një studim të bazuar në disa zbulime shumë interesante. Gjatë studimit, ekipi krijoi një simulim kompjuteri të kuanteve të vogla, më të vogla se grimcat subatomike, të kohë-hapësirës nga universi i hershëm. Simulimi më pas lidhi kuantet e kohë-hapësirës që lidhen në mënyrë të rastësishme me njëri-tjetrin duke krijuar një rrjet masiv qiellor. Pastaj krahasuan rritjen e këtij rrjeti të simuluar me atë të rrjeteve të tjera reale siç janë rrjetet kompjuterike, rrjetet sociale (qarqet e miqve) dhe qarqet e trurit. Ajo që ata zbuluan, ishte se të gjitha këto rrjete zgjerohen në një mënyrë të ngjashme. Prandaj, ata besojnë se mund të ketë një ligj themelor që rregullon rritjen e të gjitha rrjeteve, të mëdha dhe të vogla.
Sigal